/ATSH/- Interesat e kredive në lekë kanë zbritur në vlerat më të ulëta historike. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e fundit të vitit 2014, interesi mesatar i kredive të reja në monedhën vendase, për të gjitha maturitetet, ishte 7.9%.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë ky tregues kishte qënë 9.3%. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për interesat e kredive në euro. Për euron dhe për lekun normat bazë janë në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave. Kjo politikë është pasqyruar në një masë të konsiderueshme edhe në interesat me të cilat bankat tregtare financojnë sektorin privat.
Në tremujorin e fundit 2014, interesi mesatar për kreditë e reja në euro ishte 6.4%, nga 6.9% që kishte qënë në tremujorin e fundit 2013. Normat e ulëta të interesit reflektojnë politikat monetare agresive të Bankave Qendrore.
/Shqiptarja.com