Ulet me 3.6% numri i aksidenteve në muajin nëntor krahasuar me viti i kaluar, rritet ndjeshëm numri i të plagosurve në rrugë, bie numri i viktimave

Ulet me 3.6% numri i aksidenteve në muajin nëntor krahasuar me viti i kaluar, rritet ndjeshëm numri i të plagosurve në rrugë, bie numri i viktimave

Foto ilustruese

Në muajin Nëntor 2021 numërohen 106 aksidente rrugore nga 110 aksidente të ndodhura në muajin Nëntor të 2020, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në 11 mujorin e vitit 2021 numërohen 1.257 aksidente rrugore nga 1.121 aksidente të ndodhura në 11 mujorin e vitit 2020, duke u rritur me 12,1 %. Krahasuar me 11 mujorin e vitit 2019, numri i aksidenteve është ulur 7,8 %.

Në muajin Nëntor 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 156 persona nga 139 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1.726 persona nga 1.451 persona në 11 mujorin e vitit 2020. Në 11 mujorin e vitit 2019, numri i të aksidentuarve ka qënë 1.857 persona.

Në muajin Nëntor 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 11 persona, nga 15 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 11 mujorin e vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 176 persona nga 168 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe nga 203 persona të vdekur në po të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në muajin Nëntor 2021, aksidentet rrugore, në 85,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 23,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 11 mujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 22,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me 11 mujorin e vitit 2019, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 6,8%.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret

Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret