KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 512 persona dhe janë raportuar 11 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është ulur, ndërsa ai i viktimave është rritur. Dje janë regjistruar 680 raste të reja pozitive dhe kanë humbur jetën 9 persona.
Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirus është 524 gjatë 24 orët e fundit.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 94.167, ndërkohë ai i viktimave është 1.926 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar disa ditë më parë kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.
Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet janë mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh “luftojnë” në vijën e parë me COVID-19.
Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.
Megjithëse sot është konstatuar një ulje sa i përket infektimeve nga COVID-19, sërish ato mbeten te larta.
Sot pritet të ndryshojnë masat anti-COVID në Kosovë.