Ulqinaku në 'Repolitix': Situata e frikshme, mund të kemi mbi 500 raste me COVID në ditë! Në sezon gripi kemi 30-40 mijë raste të deklaruara, pandemia vështirëson situatën

Sezonit vjeshtë-dimër është parë gjithmonë si 'kërcënim' për shkak se ulja e temperaturave dhe rikthimi i virozave e përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen me pandeminë. Nëndrejtorin e ISHP-së, Dritan Ulqinaku i ftuar në emisionin "Repolitix"  tha se situata është e frikshme dhe mjaft dinamike, pasi mund të ndryshojë tmerrësisht shpejt dhe brenda ditëve mund të kemi dyfishim të rasteve  ose mbi 500 raste në ditë nëse qytetarët nuk mbrohen dhe çedojnë në mbajtjen e maskave dhe distancimit social.

Për Ulqinakun kjo vjen si pasojë e vetë stinës dhe se qytetarët jo vetëm të ndërgjegjësohen ne ruajtjen e distancës dhe higjienës por dhe të mos  neglizhojnë përdorimin e maskës, pasi një gabim i vogël dhe mund t'i kthejë në pacientë. Ulqinaku tha se problem i madh mbetet agresiviteti i virusit, ku pacientë e shtruar shumica paraqiten në gjendje tepër të rëndë.

"Maska është një sensibilizim detyrues pasi po afron një stinë që ka filluar e frikshme. Ka një rritje të jashtëzakonshme në të gjithë Europën jo vetëm tek ne.  Situata ndoshta nuk ka të bërë shumë me numrat se sa me gjendjen e rënduar të atyre që janë të shtruar. Situata është shumë dinamike dhe kësaj i ruhemi. Shumë shpejt mund të kemi dyfishim të rasteve ditore, mbi 500 raste pasi kemi të bëjmë me një infeksion respirator që përhapet shumë shpejt. Edukata e sjelljes është e domosdoshme ndaj këtij virusi, edhe me një cedim të vogël mund të kthehesh në një pacient shumë shpejt", tha Ulqinaku.

Ditën e sotme vendi ynë shënoi një shifër rekord të infektuarit prej 257 persona dhe 5 viktimash. Po sot hyri në fuqi ligji për mbajtjen e maskës së detyrueshme  edhe në ambientet e hapura për të frenuar sa më shumë virusin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Ulqinaku: Maska është minimumi i domosdoshëm, nëse dyfishohen rastet mund të kemi sërish mbyllje të aktiviteteve

Dritan Ulqinaku, nëndrejtori i ISHP-së, tha se mbajtja e maskës është minimumi i domosdoshëm por nëse rastet dyfishohen dhe shkojnë mbi 500 raste në ditë atëherë do të kemi sërish mbyllje të aktivitetit si restorantet brenda, kinematë etj.

 "U hapën restorantet, nesër mund të mbyllen prapë, u hapen kinematë, nesër mund të mbyllen prapë, gjithmonë është në varësi të situatës nëpër spitale. Nëse nesër do të kemi 500 në ditë, do të kemi masa të tjera. Ne themi o njerëz të mirë e të shëndetshëm thirrini mendjes dhe ruani veten dhe familjarët, pasi mund të përjetojnë një traumë mendore. Sot për sot me këto shifra morën masën për maskën që për mua është minimumi i domosdoshme dhe nuk ja vlen ta diskutojmë ta mbajmë apo jo", tha Ulqinaku.

Ora 22:15
Ulqinaku për Report Tv: Në sezon gripi kemi 30 mijë deri në 40 mijë raste të deklaruara, pa pandeminë

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulçinaku ka folur për "Repolitix" në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Ai tha se situata paraqitet serioze, pasi me grip sëmuren rreth 40 mijë vetë në javë në vendin tonë, të cilët i raportojnë mjekët e familjes dhe një pjesë e mirë e tyre nuk deklarohen, pasi mjekohen vetë në shtëpi.

Më tej, Ulçinaku u shpreh se nëse infektohet një person në kompani, apo institucion, nuk duhet të jetë shkas për mbylljen e tyre, por puna të vazhdojë normalisht.

"Jemi një vend i varfër. E vetmja mënyrë është të menaxhojmë rastet dhe sistemin shëndetësor, për këtë arsye ndoshta kanë qenë ato maskat drastike, sepse i tillë ishte informacioni i marsit. Në mars ne kishim një informacion që vdekshmëria ishte 4-5%, në nivel botëror. Por të kesh një numër vdekjesh 5% nga një infeksion, kur ne në javë nga gripi, në sezon gripi kemi 30 mijë deri në 40 mijë raste të deklaruara. Nuk po them që pjesa më e madhe e rasteve janë të padeklaruara. Në javë kemi rreth 20 mijë persona të raportuar nga mjekët e familjes që mund të jetë ndoshta edhe 2-fishi i padeklaruar. Sepse mund të jetë grip i thjeshtë që e kalon në shtëpi. Kjo ishte edhe ajo e frikës, ato tanket që u nxorrën. Me kalimin e kohës filluam që ta preknim, ta njihnim dhe jemi në këtë situatë të sotme. U hap Shqipëria. U pa se mjekët tanë nuk po infektoheshin të gjithë, pasi po të respektohesh këto puna mund të vazhdohej normalisht. Dëgjova për 5 mësues që ishin infektuar në shkollë dhe ishin zëvendësuar. Po nuk mund të zëvendësohet shëndetësia kështu, i vinte se instituti i shëndetit të ishte mbyllur prej kohësh, ne kemi shembullin e departamentit që është në karantinë por puna vazhdon. Nëse një person infektohen nuk ka pse të mbyllet e gjithë puna", tha Ulqinaku.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skaran: 16/10/2020 08:16

    Jane fantastike. Per 3 muaj me radhe numri i pozitiveve( jo te semure!!!) Nuk i kalonte 150 vete. Dhe per dy dite 257. Me duket mua apo po luajme pak me numrat. Mbajeni mend. Pas disa ditesh do pergjysmojne numrat per te thene qe maska funksionon. Duan ta bejne menyre jetese masken dhe pse e dine mire qe nuk vlen per asnje gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb