Ulqinaku për Report Tv: Masat anti-COVID pothuajse s'ekzistojnë! Pa vaksinë dhe pa distancim, pandemia do zgjasë më shumë se në vendet e tjera

TIRANË- Nëse do të vijohet me mos respektimin e masave anti-COVID dhe refuzimin e vaksinës, atëherë COVID-19 do të largohet nga Shqipëria shumë më vonë se në shtetet e tjera. Ky mesazh ka qenë i qartë nga nën drejtori i ISHP-së dhe epidemiologu, Dritan Ulqinaku.

“Fundi i pandemisë gërshetohet me 3 variabla, variabli i parë në natyrë, stina e pranverës dhe i verës që pritet të vijë, mutacionet që mund të kryejë vetë natyra të Omicron apo COVID dhe 2 element të tjerë që kemi në ne në dorë, distancimi dhe zbatimi i rregullave të COVID dhe vaksinimi, me këto 2 të fundit, nuk jemi mirë, dhe janë këto element që do e bëjnë në Shqipëri do të zgjatet shumë më mirë COVID. Të mos kthejmë sytë nga qielli, i ftoj qytetarët që të përqafojnë nismën e vaksinimit dhe të distancimit social. Ne kemi 7-8 raste që humbin jetën nga COVID”, tha Ulqinaku.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Ulqinaku tha se Shqipëria ka mundësinë për t’u krahasuar me shtetet e tjera europiane sa i përket vaksinimit, por qytetarët po hezitojnë! Arsyet janë të shumta, të cilat Ulqinaku i ka renditur në studion e Report Tv.

“Kemi mundësinë që të krahasohemi me Italinë, Gjermaninë, apo Zvicrën. Besueshmëria te specialistët ka rënë, nuk kemi arritur të bëjmë një punë bindëse të qytetarët tonë, sa u ndihmuan, sa u penguam, sa u dezinformuan, nga mediat, nga pseudospecialistët, një fjalë e thënë pa vend është e vështirë që të çmontohet”, tha Ulqinaku.

Epidemiologu ka artikuluar atë që tashmë është fakt që askush nuk po i zbaton masat anti-COVID, prandaj e ka të vështirë që t’i përgjigjet nëse do të ketë një lehtësim të tyre apo jo. Aktualisht është në fuqi ora policore dhe mbajtja e maskës në ambientet, për të cilat Ulqinaku tha se nuk po zbatohen.

"Kë quani masë anti COVID? Nëse është ora policore, kur ka kohë që nuk njoftohet për njerëz të penalizuar. Është një masë sensibilizuese për të thënë që ka ende COVID nëpër këmbë, askush nuk mund të thotë që e kaluam rrezikun, kemi 50% e popullatës pa mbrojtur dhe kjo ndikon shumë në jetën e njerëzve, masat që pothuajse nuk ekzistojnë”, përfundoi ai në Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leonard: 16/02/2022 19:09

    Çfarë broçkulla fletë ky,,,Po këta pseudo epidemologë as nuk kanë interes dhe as nuk duan të mbarojë kjo pandemi,,Se po u ikin milionat,,,Shumë mirë bëjmë njerzit që nuk respektojnë asnjë masë,,Shikoni se vetëm në Spital po vdesin,,,Kjo propagandë është një makinë mostruoze për të zhvatur ,,asgjë më shumë,,,

    Përgjigju
  • leni: 16/02/2022 17:24

    Po u mbaron pandemia ketyre dhe nuk dine si do mbushin xhepat ne vazhdim?

    Përgjigju
  • Mond: 16/02/2022 16:59

    Karagjoze dhe te pamendere! 100% e popullsise aktive gjate ores 6.00-23.00 nuk respektojne asnje mase lidhur me distancimin apo mbajtjen e maskes, qofshin lokale apo edhe deri ne institucione dhe situata eshte kjo qe kemi, me vetem 111 te shtruar ne spitale, me me shume se tre jave qe numri i te sheruarve eshte dy here me i madh se ai i te infektuarve etj etj. Dhe keta dalin e te thone se 2% e asaj pjese aktive pergjate dites, behen potencialisht te rrezikshem mbas ores 23!?!? Pra ai 2% nuk infektohet gjate dites, por pikerisht gjate nates. Nderkohe qe jemi besoj i vetmi vend qe ne periudhe pandemie rrit pagen minimale (e cila paguhet nga biznesi se bashku me shtesen automatike te sigurimeve shoqerore), edhe pse punojne me orar te reduktuar! Turp!

    Përgjigju
    • landi: 16/02/2022 17:43

      Keta duan ca kamione si ne Kanada.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie