Paketa anti-shpifje/ 2 ndryshimet e orëve të fundit pas shqetësimeve të ndërkombëtarëve, Ulqini: Nuk mbyllet asnjë portal pa vendim gjykate

TIRANË - Relatori i paketës 'anti-shpifje' që për herë të parë pritet të rregullojë me ligj median online, Musa Ulqini, tha i ftuar në Report Tv, se në mbrëmje në komisionet parlamentare janë bërë ndryshime në draft që reflektojnë shqetësimet e gazetarëve por edhe të organizatave ndërkombëtare.

Ulqini tha se asnjë portal nuk do të mbyllet pa një vendim gjykate.

"Ne ja garantojmë qytetarit, edhe portalit, të drejtën që e fundit për të gjitha cështjet të jetë gjykata. as Këshilli i Ankesave, as AMA, por gjykata. Ne e kemi garantuar këtë të drejtë.  Zonja në fjalë (Dunja Mijatović) nuk e ka lexuar cfarë kemi bërë ne mbrëmë, sepse akoma nuk ka dalë drafti i rregulluar. Ky shqetësim është reflektuar në mënyrë të qartë. Unë flas me përgjegjshmëri se jam relator i çështjes. Shqetësimi i parë ishte që gjykata nuk është e pranishme dhe vendimet e bordit të AMA-s dhe Këshillit të Ankesave nuk shkonin në gjykatë. Ky shqetësim është forcuar dhe reflektuar në projekt", tha Ulqini, duke pasur një reagim edhe për deklaratën e komisioneres së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut që sot i bëri thirrje parlamentit të tërheqë draftin dhe të bëjë ndryshimet pasi në versionin e tanishëm cënon lirinë e të shprehurit.

"Ne nuk mund të kishim drafte të ndryshëm. Të gjithë faktorët i kemi ftuar në diskutimet tona në parlament. Të gjithë kanë rënë dakord që violinë e parë të jetë OSBE", tha Ulqini.

Pa një vendim gjykate, tha Ulqini - portali nuk do të mbyllet në asnjë rast. Të vetmet pika që flasin për detyrimin e portalit për të fshirë lajmin (dhe jo për tu mbyllur) janë kur publikohen shkrime që përhapin pornografinë tek fëmijët, terrorizmin dhe cënojnë sigurinë kombëtare.

"Në projekt ka qenë e përcaktuar vetëm për tre çështje, që po lexohen, që të bllokojnë internetin, nga 3 milionë çështje. Ne nuk jemi Koreja e Veriut, as Kina, as Venezuela...heqjen e përmbajtjes jo më vonë se 60 minuta, kur dyshohet se nxit, pornografi, terrorizëm dhe sigurinë kombëtare. I heq shkrimin dhe nuk mbyllet portali", u shpreh Musa Ulqini përballë gazetares Aida Tançica.

Vetëm në këto 3 raste, dhe nëse lajmi nuk fshihet brenda 60 minutave, atëherë portali mbyllet! Në rastet e tjera të shkeljeve, çështjet trajtohen nga AMA dhe reflektohen me gjoba apo me mundësi përgënjeshtrimi, etj.

Portalet do të duhet të regjistrohen me detyrim tek AKEP-i, dhe jo më me dëshirë siç muajt e fundit ishte bërë një thirrje nga ky institucion. Tek AKEP merr një licencë tha Ulqini, duke sqaruar se "ligji i detyron të gjithë të regjistrohen dhe se nuk ka lidhje me rrjetet sociale, por vetëm me portalet.

Kjo - tha relatori i paketës anti-shpifje - ndihmon qytetarët të zbulojnë se kush janë gazetarët që punojnë në portale dhe si ti kontaktojnë ata në rast të abuzimeve që mund të jenë bërë. Po ashtu - tha Ulqini - ndikon në transparencën financiare të portaleve, se nga i marrin paratë, por edhe në pluralizmin e medias, u shpreh ai. "Është bërë monopol, një biznes financon 20 portale, lufton përqendrimin e medias, një kompani ka gazetë, radio, TV, portal...duke i bërë transparente, ligji e ndalon kete gje", tha Ulqini.

Ndërkohë regjistrimi në AMA është me dëshirë dhe kjo lidhet vetëm me mundësinë nëse portalet duan të përfitojnë nga lehtësi të ndryshme që qeveria apo parlamenti merr me vendim. "AMA do të ketë regjistër, që kur qeveria merr një masë për tu hequr tatimet për letrën e gazetës përshembull, të përfitojnë. Regjistrimi është vullnetar, ata që nuk regjistrohen nuk përfitojnë", tha Ulqini.

Po ashtu, një herë në vit, drejtuesit e portaleve, duhet të dorëzojnë një raport se nga i kanë marrë paratë, dhe si i kanë shpenzuar.

Sa i përket vendosjes së gjobave ndaj portaleve në rast të shkeljeve, Musa Ulqini tha se vlera maksimale është ulur nga 10 milionë lekë të vjetra që ishte në draftin e pandryshuar, në 4 milionë lekë të vjetra, maksimumi.

"Shqetësimi për gjobat e larta është i drejtë. Komisioni me propozim të Ikonomit dhe timin, në respekt të parimit të proporcionalitetin për portalet, nuk mund të gjykohet një portal me 5 veta si një televizion kombëtar. Kur flitet për gjobat propozuam që gjobat për portalet të mos jenë të njëjta si për radiot dhe televizionet, nga 10 milionë të vjetra, u zbrit në 4 milionë të vjetra, nis nga 100 mijë deri në 4 milionë lekë maksimumi. Ligji nuk bëhet për të bllokuar, por për të rregulluar. Reklamat që thithin portalet me televizionet, radiot nuk është i njëjtë. Sipas pronarëve të portaleve nuk duhet të ketë fare gjoba, por ne nuk bëjmë një ligj në favor t ënjë grupi, por në favor të së drejtës", tha Ulqini.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 17/12/2019 13:55

    Nuk jam aspak dakort qe te ulen gjobat.Duhet te ndalohen shpifsit,krimi perdor mediat per qellime te rrezikshme.Jo vetem gjoba por dhe burg

    Përgjigju
  • Syri: 17/12/2019 13:51

    Sa te diskretituar jeni ne syte tane o deputete fatkeqe. Per hundesh po ju del gjithcka, se populli eshte mesuar nga 1944 me vuajtje e cfilitje, po ju qeveritare e depute qe kujtuat se ja hodhet, jeni katandisur si mos me keq. Mos dilni me neper tv se jeni bere turp e faqja zeze, lereni vetem prijesin tuaj te dali se ai ta kall daten tamam, te vegjelve e te medhenjve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë