Ultra-nacionalisti grek Gejxh 
në Tiranë, presion për Himarën 

Ultra-nacionalisti grek Gejxh <br />në Tiranë, presion për Himarën 
TIRANE- Gazeta SHQIPTARJA.com zbulon prezencën e Nikolas Gejxh në Shqipëri dhe boton fotot. Në kulmin e debatit për reformën territoriale, në Shqipëri vjen kreu i lobit grek në SHBA, Nikolas Gejxh. I njohur ndryshe si ekstremisti grek i cili lobon për idenë e Greqisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nikolas Gejxh ka ardhur në Shqipëri në një çast kur diskutohet ndarja e re administrative.

Burime tepër të besueshme për gazetën “Shqiptarja.com”, të cilat u faktuan më pas me fotografi pohuan ne Nikolas Gejxh ka qenë i pranishëm në Shqipëri që prej disa ditësh.


Vizita
Ardhja e Gejxh në Shqipëri ka ndodhur pak ditë më parë dhe takimet e para ia ka pasur në zonën Himarës me kryetarin e OMONIA-s Vasil Bollano. Këto takime kanë përfunduar me meshën që është mbajtur ditën e diel në Tiranë në shenjtërimin e katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Edhe në këtë takim, kreu i lobit grek që njihet si ekstremisti që predikon idetë e Greqisë së Madhe ka qenë i shoqëruar me Vasil Bollanon, ku kanë qëndruar krah për krah njëri tjetrit. Pas kësaj meshe, mësohet se ai ka vijuar duke qëndruar në Tiranë dhe ka kryer takime me përfaqësuesit e PBDNJ-së dhe më pas është larguar.

Nikolas Gejxh në shoqërinë e Vasil Bollanos
(NË FOTO:(në rreth) Nikolas Gejxh në shoqërinë e Vasil Bollanos)


Reforma
Ardhja e tij në Shqipëri bëhet në një moment kur vendi po diskuton për reformën territoriale. Përfaqësuesit e minoritetit grek të cilët mbështeten nga Nikolas Gejxh duket se kanë diskutuar për mënyrën se si do të bëhet ndarja e zonave minoritare ku thelbi i diskutimit ka qenë Himara. Duke qenë se Gejxh është me origjinë nga Himara dhe lobon fort në Shtetet e Bashkuara kundër Shqipërisë, takimet në zonën e Himarës janë bërë për të caktuar mënyrën më të mirë strategjike se si do të bëhet shkëputja e kësaj zone nga krahinat e tjera shqiptare.

Duke parë edhe pretendimet e përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri për të krijuar një Himarë të pastër të shkëputur tërësisht nga krahinat e tjera shqiptare, si Vranisht apo Kurveleshi, vizita e Gejxh është bërë edhe për të diskutuar propozimet e fundit të OMONIA-s për këtë çështje. Pavarësisht se kjo duket si diçka normale, prezenca e Nikolas Gejxh në Shqipëri bëhet problematike. Ai është një nga personat që ka lobuar gjithmonë kundër Shqipërisë në SHBA duke predikuar idetë e aneksimit të Vorio Epirit.

Kësisoj prezenca e tij në një moment kaq delikat përsa i përket reformës territoriale dhe pretendimeve të OMONIA-s lë të kuptohet se ai ka marrë informacionet ekstra dhe ka vijuar më pas lobimin e tij në SHBA për shkëputjen e Vorio Epirit. 

Nikolas Gejxh në shoqërinë e Vasil Bollanos


EKSTREMISTI GREK, NE 1994 U SHPALL "NON GRATA", FATOS NANO E FALI 
Nikolas Gejxh është i njohur për drejtimin e lobit grek në Amerikë dhe njihet ndryshe me emrin Nikolas Gaxojani. Ai është shpallur person “non grata” në vitin 1994 nga ish-presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Si shkak për këtë, shërbeu incidenti i ndodhur në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar në territorin e një reparti ushtarak.

Gejxh, nga autoritetet shqiptare në atë kohë, u shpall person “non grata”, ndërsa u arrestuan 6 minoritarë grekë, të cilët edhe u dënuan gjatë procesit që njihet si “Procesi i të gjashtëve”. Rikthimi tij në Shqipëri ndodhi vite më vonë, vetëm pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Madje në vitet e qëndrimit të socialistëve në pushtet, Gejxh arriti të krijonte marrëdhënie miqësore me ish-kryetarin e PS-së e ish-kryeministrin Fatos Nano.

Por edhe marrëdhëniet e ngrira me Sali Berishën, pasi ishte shpallur “non grata” në 1994-ën, morën një kthesë të dukshme në takimin që ai zhvilloi kokë më kokë me të në selinë e PD-së, në fund të vitit 2002. Afrimi i relatave ndërmjet Berishës dhe Gejxh u dalluan kur në vitet e para të qeverisë “Berisha 1” u mor vendimi për hapjen e një shkolle në gjuhën greke në Himarë, vendim i cili solli edhe shumë reagime në atë kohë.

Krahas kësaj, burime nga  OMONIA bëjnë me dije se Gejxh vjen në Shqipëri çdo vit dhe zhvillon takime të shumta në zonën e Himarës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë