'Unaza e Madhe', Basha: Edhe tenderi i ri po manipulohet, kërkojnë vinç 450 tonësh
Kryetari i PD, Lulzim Basha
Lulzim Basha tha se po përgatitet ritenderimi i "Unazës së Madhe" pas zbulimit të skandalit të DH-Albania. Edhe ky proces, tha Basha, është aferë korruptive, ndërsa shtoi se janë bërë kërkesa qesharake gjatë garës si ajo për një vinç 450 tonësh, sipas tij, krejtësisht i panevojshëm. Kreu demokrat kërkoi anulimin e plotë të garës që parashikon zgjerimin e "Unazës së Madhe. "Duke mos u mjaftuar me këtë, siç ka zbuluar media ditët e fundit, është përgatitur rimanipulimi I këtij loti të tenderit korruptiv të Unazës së re. Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtohet një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e madhe është arrogance e Edi Ramës! Kaq i madh është kapari i paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen te Unaza e re. Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është i qartë dhe i prerë: Ky tender duhet të anulohet i tëri. Të zhbirilohet ligjërisht dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë. Çdo hap dhe në veçanti të tillë si ky me rezultate të paracaktuara, me vinça 450 tonësh që vijnë aty vetëm për të tërhequr peshën e rëndë: kamionin me para që Edi Rama është i vendosur ta depozitojë në kontot sekrete bankare, meriton përgjigjen më të rreptë dhe më të ashpër nga banorët e Unazës dhe ne do të jemi aty në krah të tyre, për të mbrojtur bashkë me ta ligjin kushtetuten dhe pronën e tyre", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Ngujimi i studentëve, Basha: Rama të ndalë dhunën policore, vendi drejt konfliktit civil
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
85.5%
-
Nuk e di
1.4%
Vota total: 282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor, 14:15
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor, 10:43