Rezarta Shkurta po kalon një periudhë mjaft të lumtur, teksa familja e saj është ribashkuar sërish, pas daljes së bashkëshortit nga burgu. Këngëtarja e ka shfaqur këtë lumturi edh enë rrjetet sociale, ku ka postuar njeë video në krahët e Ermal Hoxhës.
Dyshja shihen duke ecur në makinë dhe Rezarta i puth dorën bashkëshortit, teksa në sfond dëgjohet një këngë dashurie. “E tani unë do hap fletën, fletën e volumit tjetër, që do nis me ty, do e shkruaj aty. Unë jetoj për ty,”- janë fjalët që këndon Shkurta dhe i përkasin këngës “Çelësi i zemrës”, e kënduar nga Xhensila Myrtezaj.
Postim i bërë nga Rezarta Shkurta
Familja e tyre e vogël është bashkuar sërish teksa kujtojmë që Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ka dalë nga burgu me liri parakohe me kusht, më datë 13/09/2018. Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.
Suksese në Jetë që të dyve dhe mbarësi! Çift i mrekullueshëm! Vetëm i bëj thirje Ermal Hoxhës të bëj kujdes , sepse KryeKriminelët e PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË e kanë 'Halë në Sy' , por që do tja rruajnë Lart e Poshtë Ermal Hoxhës me Brisk ASTRA ! Ju UROJ gjithë të mirat ERMALIT dhe Rezartës
Përgjigju