Universitetet, mbyllet gara
për drejtuesit e rinj

Universitetet, mbyllet gara<br />për drejtuesit e rinj
TIRANË - Rreth orës tetë të mëngjesit, studentët, pedagogët por edhe administrate i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj. Procesi përgjithësisht ka ecur normalisht, ndërkohë që votimi, i cili duhej mbyllur në orën 16:00 ka vazhduar deri në orën 19:00 pasi ka pasur shumë studentë në radhë në pritje për të hedhur votën e tyre. Vetëm pas kësaj ore ka nisur transportimi i kutive të votave për rektor, drejt rektoratit të universitetit të Tiranës. Ndërkohë që tashmë ka nisur votimi thuajse në të gjitha fakultetet për dekanët e rinj, dhe pritet që së shpejti të nis numërimi edhe për votat e rektorit.
Sipas rregullores të Universitetit i Tiranës, në rastin e një kandidature të vetme për postin e autoriteteve drejtues rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, konsiderohet fitues nëse rezultati i tij në përqindje është mbi 50%. Rregullorja përcakton se konsiderohet fitues në postin e autoritet drejtues, kandidati i cili është renditur i pari në listë dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogël se 33%. Nëse nga llogaritja e rezultatit të votimit kanë dalë dy ose më shumë kandidatë me pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet me short. Kur asnjë kandidat nuk rezulton fitues, rregullorja sqaron se brenda dy javëve nga dita e votimit, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve midis dy kandidatëve me rezultatin më të lartë. Në raundin e dytë shpallet fitues kandidati që arrin rezultatin më të lartë. Në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese votat e studentëve dhe votat e personelit joakademik do të llogariten me përqindje. Ato vlejnë 20 për qind në totalin e përgjithshëm të votave për studentët dhe 5 për qind në totalin e përgjithshëm të votave për personelin joakademik.


UNIVERSITETI I TIRANËS:
Kandidat për rektor Dhori Kule dhe Mimoza Hafizi.
FAKULTETI i DREJTËSISË:
Kandidat për dekan Altin Shegani
SHKENCAt SOCIALE
Kandidat për dekan Theodhori Karaj
HISTORI-FILOLOGJI
Kandidat për dekan Shezai Rrokaj dhe Dhimitër Doka
GJUHËT E HUAJA:
Kandidat për dekan Kloteda Dibra dhe Viktor Ristani
SHKENCAT E NATYRËS:
Kandidat për dekan Ilirjan Malollari, Mynyr Koni
EKONOMIKU
Kandidat për dekan Andri Koxhaj, Sulo Hadëri
FAKULTETI I INFERMIERISË
Kandidat për dekan Petrit Bara
FAKULTETI I MJEKËSISE
Kandidat për dekan Pëllumb Pipero, Bajram Hysa, Genc Sulçebe, Arben Baboçi.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën e re kombëtare për 'Shqipërinë 2030'

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën e re kombëtare për 'Shqipërinë 2030'