TIRANE - Rreth 6 mijë studentë që janë në mes të studimeve në 20 universitete publike dhe private që mbyllen dhe pezullohen për mospërmbushje të kritereve ligjore, do të vazhdojnë shkollimin normalisht në këto institucione të arsimit të lartë, deri në mbyllje të studimeve të tyre. Por kjo nuk do të thotë se këto 20 universitete do të kenë hapësira për të pranuar studentë të rinj në këtë vit akademik.
Bëhet fjalë për 7 filiale të universiteteve publike në vend për të cilat qeveria urdhëroi mbylljen dhe 13 universitete private të të cilat janë pezulluar deri në plotësimin e kritereve ligjore, të cilave u është lënë deri në dy vjet kohë në përmirësimin e tyre.
Propozimi për heqje licence
PUBLIKE:
Akademia e Arteve Shkoder
Filiali Kukes UT
Filiali Sarande UT
Filiali Peshkopi UAMD
Filiali Pogradec UK
Filiali Lushnje UBT
Filiali Gjirokaster UST
Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:
Universiteti "Aldent"
SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)
Kolegji Profesional privat "New Generation"
SHLP "Logos"
SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent &Partners"
ShLAP "Pavarësia" Vlorë
Akademia Profesionale e Biznesit
IPAL "ISSAT"
ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
SHLUJ "Justicia"
SHLUP "Wisdom University"
Universiteti privat "Albanian University" (Ish UFO)
Por ndryshe është për universitet private të që iu është hequr licenca. Veprimtaria e tyre do të ndërpritet dhe studentët do të transferohen në universitet publike në rajonet nga ata kanë ardhur, ose nëse është në zgjedhjen e tyre, mund të shkojnë edhe në universitete private.
PRIVATE
SHLUP "Vitrina"
SHLUJ "Universiteti Kristal"
SHLUJ "Justiniani I"
Akademia e Ndertimit, Tiranë
SHLP "Universiteti Elite"
IPAL "Shkolla e Lartë "Illyria"
Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"
Akademia Pedagogjike, Tiranë
IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"
IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
Kolegj profesional "Argent", Shkodër
IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"
SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër
SHLUJ "Medikadent"
“Filialet publike qe mbyllen, penalizimi është që ato nuk marrin kuota të reja në vit të parë. Kemi diskutuar me stafet akademike, me rektoratet e kështu me radhë dhe situata është nën kontroll. Pra ajo që ndodh është që ata nuk marrin kuota të reja, për studentë të vitit të parë. Përsa i përket masës tjetër, ku gjithsej janë 5820 studentë do ndodhë ajo që e kemi thënë, ne do të marrim në kushtet e emergjencës detyrimet tona, duke ofruar përmes kapaciteteve tona studime në universitetet publike, por duke respektuar pa dyshim dhe zgjedhjen e studentëve nëse ata zgjedhin shkolla private. Këtë do e bëjmë duke e futur në shinat e ligjit, që do të thotë se do verifikojmë çdo diplomë që vjen nga universitete përkatës, pra do verifikohen kreditet dhe vërtetësia e të gjithë dokumentacionit që lidhet me diplomën e shkollës së mesme”, u shpreh ministrja Nikolla.

Këto sqarime u bënë nga vetëm ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla në një takim me maturantë në auditoret e Fakultetit Ekonomik.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com