Universitetet,nis regjistrimi për fazën
e parafundit, ka 2 mijë kuota të lira

Universitetet,nis regjistrimi për fazën<br />e parafundit, ka 2 mijë kuota të lira
Ka nisur sot regjistrimi i kandidatëve që janë shpallur fitues në Universitet. Të gjithë ata maturantë të cilët emri i tyre në portalin e klasifikimit online, u del me ngjyrë jeshile, duhet të shkojnë të regjistrohen pranë sekretarive. Regjistrimi mund të bëhet deri ditën e hënë në orën 19:00. 

Në minifazën e parafundit të regjistrimeve në Universitet, Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që kanë fituar, që të mos presin më gjatë. Kjo për shkak se në datën 27 tetor mbyllen të gjitha fazat për tu regjistruar në Universitet. 

Ndërkohë burime te Report TV bëjnë me dije se janë ende më shumë se 2 mijë kuota të lira në të gjitha universitetet publike.

Faza e fundit për të fituar Universitetin do të jetë në datën 25-26 tetor. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me kuotat që do të mbeten bosh në universitetet publike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital