Universitetet private, të cilëve u janë hequr licencat, tashmë kanë nisur dhënien e dosjes së studentëve. Në njoftimet e tyre, thuhet se dokumentet jepen falas, por se më parë do të duhet të shlyejnë detyrimet e prapambetura në vitet akademike që ishin duke ndjekur.
Nga ana tjetër në ministrinë e Arsimit është ngritur grupi i punës i cili merr në shqyrtim ankesat e studentëve në rast se procesi bllokohet. Kështu në rast se një universitet kërkon pagesë, ankesa paraqitet qoftë me e-mail apo dhe me linjë telefonike. Më pas është grupi i punës që zbret në terren për të kërkuar dhënien e dosjeve pa pagesë.
/Shqiptarja.com