Afro 3 mijë kuota bosh ka shpallur Universiteti i Tiranës edhe pas mbylljes së fazës së dytë të pranimeve.
Në një njoftim për mediat, Universiteti i Tiranës ka bërë të ditur se ka ende kuota të lira dhe pritet që procesi i pranimeve të vijojë. Kuota të lira kanë mbetur edhe në fakultetet më të kërkuar sic është ai i Mjekësisë, që edhe pas fazës së dytë kanë mbetur 26 kuota të lira.
Numrin më të madh të kuotave bosh i ka fakulteti i Shkencave të natyrës ku janë 973 kuota të lira. Ndërkaq, edhe në fakultetin Ekonomik ka 776 kuota të lira.
317 kuota te lira janë në fakultetin Histori-Filologji, 483 kuota të Gjuhet e huaja si dhe 402 kuota të lira të Shkencat sociale. Këto kuota pritet që të plotësohen në minifazat në vijim dhe pritet të përfitojnë edhe ata studentë që deri më tani nuk janë regjistruar në asnjë degë.
Histori-Filologji ----317 kuota te lira
Shkencat e Natyres ----973 kuota te lira
Gjyhet e huaja ---483
Shkencat sociale ---402
Universiteti i Mjekesise ---26 kuota
Ekonomiku ---776 kuota të lira
Mijera maturante ne pritje
Mijëra maturantë vijojnë të presin përgjigje nëse janë shpallur fitues në Universitet ose jo.
Sipas Ministrisë së Arsimit të gjitha kuotat e mbetura bosh pas raundit të dytë, do të plotësohen në dy minifaza, njëra ditën e sotme dhe tjetra në 19 tetor. Maturantët që presin të fitojnë një degë më të mirë, apo ata që nuk kanë fituar, duhet të kontrollojnë online renditjen e degëve.
Në momentin që emri i tyre bëhet me ngjyra jeshile në sistemin online të klasifikimit të maturantëve, atëherë duhet të shkojnë për t'u regjistruar pranë sekretarive.
Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com