Universiteti,Rama-gjimnazistëve:
Nuk ka më qofte te Daja!
 

Universiteti,Rama-gjimnazistëve:<br />Nuk ka më qofte te Daja!<br /> 
Në takimin me mësues që pati sot në sallën e Kishës Ortodokse, kryeministri Edi Rama u ndal tek pranimi në Universitete. Një mesazh i Ramës shkoi për gjimnazistët që nesër do të aplikojnë për në Universitete. Kryeministri u bën të ditur se në fakultet nuk mund të shkojnë të gjithë, por vetëm ata që e meritojnë.

Një pjesë e shoqërisë refuzon të pranojë meritën, në universitet nuk mund të shkojnë të gjithë por ata që e meritojnë. Radhën për të hyrë se përcakton partia e paraja dhe fisi e Shansi qorr por vetëm rezultati. Ata që hyjnë të parët meritojnë të hyjnë të parët e ata që se meritojnë nuk meritojnë të hyjnë të parët.
Sot asnjë nxënës nuk e ka të varur fatin nga faktorë jashtë rezultatit. Ajo që po ndodh sot me hyrjen në universitet është mesazh për ata që sot kanë filluar gjimnazin, ‘qoftet ke daja’ kanë mbaruar. Secili të angazhohet vetë nëse nesër do jetë në universitet apo do marrë rrugën e arsimit profesional
”.

​Fjala e Kryeministrit Edi Rama në takimin me mësues

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën