Ura e Bunës, Ademi: Jo makiazh
për fushatë, publikoni projektin

Pas lënies në harresë për shumë vite, qeveria nisi dje rikonstruksionin e Urës së Bunës në Shkodër, por sot ka reaguar kryebashkiakja Voltana Ademi.
 
Ajo thotë se bashkia nuk kishte ftesë për fillimin e punimeve, ndërsa shton se i ka bërë ftesë më parë Ministrisë së Mbrojtjes për bashkëpunim, por nuk pranuan.
 
Voltana Ademi shprehet se gjithçka po bëhet për fushatë, por sipas saj, ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyrjeje dhe jo makiazhin e spektaklin e radhës, prandaj duhet të publikohet projekti dhe financimi.
 
Ura është bërë objekt replikash muajt e fundit mes qeverisë dhe bashkisë Shkodër.
 
Reagimi i Voltana Ademit
Z. Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës.
 
Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon.
 
Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrotjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë.
 
Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projekt-idenē per restaurimin e plotë. Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë.
 
Sot na i doli për pronar, Ministria e Kultures! Zv ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!!
 
Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyerje dhe jo makiazhin e spektaklin e radhës!!
 
Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve...
 


Voltana Ademi
Kërkesa per Ministrine e Mbrojtjes nga bashkia Shkoder per Uren e Bunes

Ura e Bunes
Ura e Bunes

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen