Ura e Bunës, Kodheli-Ademit: 
Nuk është pronë e Ministrisë 

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i është përgjigjur deklaratave të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama, sa i takon rikonstruksionit të Urës së Bunës.  

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes thekson se Ura nuk është në pronësi të kësaj ministrie, ndërsa sqaron se FA-të kanë ofruar ekspertizën për riparimin e saj.  

"Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetarisht i jemi përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor duke ndërhyrë për ndërtimin e tyre kudo ku vlerësohet se i shërbejnë lëvizjes strategjike. 

Përsa i përket urës së Bunës në Shkodër bëjmë me dije se ajo nuk është pronë e Ministrise së Mbrojtjes.

Pavarësisht kësaj, ekspertët xhenierë të Forcave te Armatosura i janë përgjigjur bashkisë Shkodër në kohë rekord, duke bërë verifikikimin dhe evidentimin e nevojave për riparimin e kësaj ure"
, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetarisht i jemi përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor duke ndërhyrë për ndërtimin e tyre kudo ku vlerësohet se i shërbejnë lëvizjes strategjike.

Përsa i përket urës së Bunës në Shkodër bëjmë me dije se ajo nuk është pronë e Ministrise së Mbrojtjes. Pavarësisht kësaj, ekspertët xhenierë të Forcave te Armatosura i janë përgjigjur bashkisë Shkodër në kohë rekord, duke bërë verifikikimin dhe evidentimin e nevojave për riparimin e kësaj ure.

Rezultatet e këtij rikonjicioni i janë paraqitur kryetares së bashkisë nga ekspertët e FA dhe ekspertët e bashkisë, të autorizuar prej saj për të bërë evidentimin e problematikës.

Nga ky moment mbetet në detyrimin e bashkisë Shkodër të vendosë nëse kërkon ndërhyrjen e Forcave të Armatosura ose jo për ndertimin e saj. Detyrim i cili deri tani ka qëndruar në heshtje nga drejtuesit e bashkisë. Edhe njëherë tjetër Forcat e Armatosura sigurojnë opinionin publik se do te vijojnë të jenë pranë tyre në çdo rast kur lipset ekspertiza dhe kapacitetet e tyre.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen