Urdhri i Ramës hyn menjëherë në fuqi! Parku i liqenit Artificial 'blindohet' nga policia, ndalohet hyrja e qytetarëve

TIRANË- Urdhri i kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes në liqenin e Tiranëns dhe në zonat rekreative ka hyrë menjëherë në fuqi.

Të gjitha hyrjet që të çojnë drejt parkut të Liqenit Artificial të Tiranës janë vendosur postblloqe të policisë ushtarake, policia e shtetit dhe ajo bashkiake që u ndalon qytetarëve të shëtisin në këtë park. Një vendim i tillë erdhi pas mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve në këtë ditë vere, të cilët nuk u mbyllën në shtëpi, por dolën shëtitje duke shkaktuar një grumbullim të madh të qytetarëve në një hapësirë të vogël.

Këto postblloqe do të vijojnë të qëndrojnë në këto parq deri në një urdhër të dytë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Mbyllet Parku i Liqenit, Veliaj: Ndryshe nga dyqani, nuk i vendosim dot qepen! Bindjuni urdhrave

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve që të mos dalin më shëtitje nga parku i liqenit. Me vendim qeverie , parku është mbyllur duke u rrethuar me shirit dhe patrulla policia janë vendosur në çdo hyrje të tij për të mos lejuar qytetarët të hyjnë. Veliaj shpjegon se parku nuk mbyllet dot me qepen, prandaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që nuk mund të shfrytëzojnë ditët në shtëpi për të dalë shëtitje.

PARKU LIQENIT ËSHTË MBYLLUR. Por në dallim nga një dyqan apo lokal, parku nuk mbyllet dot me qepen! Ndaj, ju lutem bindjuni urdhrave të policisë. Falemnderit për bashkëpunimin sot, por duhet çdo ditë gjersa ta kalojmë këtë situatë”, shkruan Veliaj.

 

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 15/03/2020 00:41

    DUAN TE DALIN QENTE ,,,rrini o qen ne shtepi mjaft e permjeret dhe e qelbet liqenin…,,maloke te poshter,,,kush ju pruri ju ne tirane do varur ne mes te tiranes,,,A KA MUNDESI EDI RAMA QE HYRJA NE PARK TE JETE ME ORAR,,5-10 NE MENGJES,,DHE 6-10 NE DARKE,,...E QELBEN LIQENIN MALOKET HEDHIN SHISHE E LETRA KUDO DHE SHKELIN BARIN.....

    Përgjigju
  • Den: 14/03/2020 18:33

    Sa mire e bene,ju lumte Te sfidosh epidemine duhet kulture dhe guxim,na mbyti injoranca,dalin njerezit nga 4-5 veta,bllokojne gjithe rrugen,gje qe nuk eshte normale dhe kur nuk ka emergjence,peshtyjne ne toke,shfryjne hundet me gisht etj etj qe nuk kane te mbaruar.Qershia mbi torte punonjesit e mirembajtje me nje fshese me gjethe qe bejne sikur punojne,te hedhin pluhrin drejt dhe ne fytyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta