Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen nëntë drejtorë në Shkodër, mes tyre kreu i PS-së dhe i Hetimit Tatimor (Emrat)

TIRANE - Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë në Shkodër. Report Tv ka siguruar emrat e nëntë drejtorëve që kanë dorëzuar dorëheqjen nga posti që mbanin deri tani. Emrat e larguar janë; Kadri Ymeri, Ardian Dajti (e pakonfirmuar), Mustaf Kraja, Luan Heta, Fuat Alibali, Edmond Emini që është edhe kryetar i PS-së në Shkodër, Agim Shimaj, ish-koordinator i PS-së për qarkun e Shkodrës, Agim Dardha dhe Astrit Beci, i cili është një nga emrat e lakuar si zëvendësues i Valdrin Pjetrit në postin e koordinatorit politik të qarkut të Shkodrës. 

Theksojmë që Agim Shimaj u emërua më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Anila Denaj. Ai njihet si një anëtarët e partisë socialiste që në fillimet e saj si dhe anëtar i asamblesë së përgjithshme të PS-së. Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të partisë socialiste në Shkodër .

Ndërkohë që Report Tv ka siguruar letrën e dorëheqjes së dorëzuar nga drejtori i Administratës së Zonave te Mbrojtura Agim Dardha, inxhinier prej 25 vitesh. Në letër Dardha thotë se arsyet janë objektive, por shkak ka qenë urdhri i Edi Ramës pak ditë më parë. Lista e drejtorëve të dorëhequr pritet që të zgjerohet, pasi nga 33 drejtori që janë në Shkodër gjysma drejtohen nga burra.

Ndërsa përsa u përket drejtorive që drejtohen nga gratë pritet që të ngrihet një grupin pune për të bërë vlerësimet. Dje në mbledhjen me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës Rama urdhëroi që të gjithë burrat të japin dorëheqjen ndërsa për disa  nga gratë do të rishikohet pozicioni.

Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër. Kjo çështje u diskutua edhe në mbledhjen e kryesisë së PS. Deputeti socialist Ditmir Bushati doli kundër këtij vendimi. Përmes një letre drejtuar kryesisë së PS ai është shprehur se shkarkimet nuk janë zgjidhja për situatën e krijuar në Shkodër.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër;
Kadri Ymeri - Drejtor i DAR Shkodër
Ardian Dajti - Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
Mustaf Kraja - Drejtor i Bujqësisë Shkodër
Luan Heta - Drejtor i HEC Vau Dejës
Edmond Emini - Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
Agim Dardha - Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
Astrit Beci - Drejtor i Shendetit Publik Shkoder
Fuat Alibali – Drejtor i OST
Agim Shimaj -Drejtor i Hetimit Tatimor (U emërua vetëm dy muaj më parë)

Dorëheqja e Agim Dardhës, drejtor i Administratës së Zonave te Mbrojtura ne Shkoder

Agim Dardha, Kadri Ymeri, Astrit Beci

Edmond Emini, Luan Heta, Mustaf Kraja

Ardian Dajti

Fuat Alibali

Agim Shimaj

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nashka: 20/11/2021 11:35

    Edhe drejtoresha e ZVA ne Vlore i heq dhe emoron shoqet e saj si ti doje qejfi bashke me Vilma Bellon dyshja e korruptuar e arsimit ne Vlore

    Përgjigju
  • dudi: 30/08/2019 09:20

    paska fillu lufta katolit/mysliman* ne shkoder...hahahah, qytet i pakulturs, i kulturizmit frikacak rradhash per buk grunit! zhivote skutaristovskajovicevska

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 30/08/2019 09:07

    Asnje protagonizem prej tyre. Asnje humbje per Ps e Shkodres. Me mire pa to. Keta kane marre ,perfituar prej PS pa dhene asnje kontribut real. Jane njerezit,anetaret e thjeshte,ata qe vuajne pasojat e shitjes se rradhes qe keta drejtues i bene Ps . Me i miri prej tyre ka dy vota kontribut,gjithmone nese i sjedh..

    Përgjigju
  • Altini: 30/08/2019 03:00

    Parti Edver, jemi gati kurdohere!!

    Përgjigju
  • Shkodra: 29/08/2019 19:05

    Ky Luan Heta fytyra me negative e PS, tani qe i rregulloi marredheniet me Tomen pretenden te marri shkodren, por sa te kete socialista te vertete nuk mund ti hipesh kalit o Luan,

    Përgjigju
  • Eldi 2: 29/08/2019 17:40

    E mor eldi te paska hi frika mos emerohen drejtoret katolik po keto we ishin te gjithe musliman si te duket

    Përgjigju
    • eldi: 29/08/2019 20:55

      jo perkundrazi thjesht dua katoliket e hile mosit dhe jo ato te tom doshit. me vejn shume keq qe sme kuptove!

  • eldi: 29/08/2019 17:17

    te nderuar lexues ju lutuem lexoni emrat me kujdes jan te gjithe myslyman qe do zevndesohen nga katoliket qe do i zgjedhi toma.

    Përgjigju
  • Paolo: 29/08/2019 15:39

    Po drejtoret e bashkise Shkoder do ti shkarkoni?Apo bashkin ja lat dhurat Voltanes?

    Përgjigju
  • Eris: 29/08/2019 15:33

    Kujt ja le te drejtoj bashkin Shkoder o zoti kryeminister?Pergjigja tregon kush je.

    Përgjigju
  • socialisti: 29/08/2019 15:06

    Nuk eshte pranueshme kjo sjellje. nuk jane vetem drejtoret pergjegjes per situaten e krijuar. Po nuk u reformua administrata publike nuk do kete zgjidhje.

    Përgjigju
  • Alba: 29/08/2019 14:48

    Po c'eshte ky kryeminister anti-shtet? Mor zoteri, keta njerez jane nepunes civil, cilesia e punes se tyre dhe largimi rregullohet nga ligji per nepunesin civil, dhe jo nga urdherat e tua si ato te shefit te madh Enver. Ti mor z. KM mund dhe te ndikosh ne heqjen e tyre, por kjo duhet bere ne rruge institucionale dhe jo me demaskime ne media ne nje menyre kaq te shemtuar sa qe ngjan si dy pika me propaganden e partise se punes... C'kuptim ka te thuash doreheqje kur ti ata i detyron te ikin? Doreheqja eshte vullnetare o njeri qe as nuk e ke idene cfare eshte shteti..i shkreti shtet ne duart te kujt ka ngelur...

    Përgjigju
    • Drejtor: 29/08/2019 18:41

      Luis! Une jam drejtor vete. Sa per dijeni te gjithe drejtorat madje edhe ato ne ministri jane nepunes civil dhe duhet te futen ne pune me konkurs. Natyrisht qe edhe heqja e tyre ka nje procedure te vecante.

    • Hdjdjdd: 29/08/2019 16:18

      Ja thua, po kujt ia thua?! Tipave si "luis". Aman.

    • Alba: 29/08/2019 16:16

      Seriozisht e ke Luis? E gjithe administrata eshte nepunes civil, perfshire drejtoret. Vetem ne shume pak raste ka perjashtime. Madje dhe sekretari i pergjithshem i ministrise eshte nepunes civil me ligj. Mos shiko ti qe je ne Albanistan dhe ketu e emeron partia sekretarin e pergjithshem pa u fshehur fare sa per sy e faqe te pakten. As drejtoret, as sekretaret e ministrive nuk mund te nderrohen sa here nderrojne partite pushtetet, se prandaj thote ligji qe administrata duhet te jete e qendrueshme.

    • Luis: 29/08/2019 15:31

      Drejtorat nuk jane nepunes civil ore ti mik,por jane te vendosur nga partia, prandaj ata emerohen dhe shkarkohen prej partise, prandaj mos i ngaterroni gjerat kur nuk I dini.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak