'Mbyllen tre vatra në Shkodër', Beci i përgjigjet Ademit për herë të parë për testimet: Bashkëpunim, por jo në këtë rast

Drejtori rajonal i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Mjeku Astrit Beci tha se situata në Shkodër është drejt përmirësimit, ku tre vatra janë mbyllur dhe është drejt përfundimit situata në lagjen Dobraç. Konkretisht Beci tha se janë mbyllur vatrat e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçinit. Në lidhje me kërkesën publike të kryetares në detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për bashkëpunim në gjurmimin e rasteve dhe kryerjen e testeve, dërguar një javë më parë, drejtori Beci i kthehu përgjigje për herë të parë në Report Tv  se është i gatshëm të bashkëpunoj me pushtetin vendor, por në rastin e gjurmimit merret njësia speciale.

"Vatra e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçini është mbyllur si situatë, ndërsa edhe në lagjen Dobraç situata është drejt përfundimit.  Ekipi mjekësor është shprehur qartë për vdekjen e dy pacientëve dhe asaj është versioni që duhet të besojmë. Si vdekje në Shkodër me COVID kemi vetëm një rast. Numri i tamponëve  të bëra në  Shkodër është 600 deri në këto çaste. Numri i të infektuarve sot është 99 dhe urojë që ta kalojmë sa më lehtë situatën dhe me sa më pak komplikacione", tha Beci.

Për kërkesën e Ademit Beci tha se "Çdo bashkëpunim me pushtetin lokal vendor është i mirëpritur dhe ne nuk kemi refuzuar asnjëherë një të tillë. Nëse bashkia dëshiron të bashkëpunoj ne jemi të gatshëm që të koordinojmë procesin. Për sa i përket gjurmimit të rasteve  është detyre specifike e njësive të specializuara."

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen