Kontenierët që vijnë me mish nga Brazili nuk do të kontrollohen 100% në pikat kufitare. Në një urdhër të ministrisë së Bujqësisë thuhet se ngarkesat e mishit që vijnë nga Brazili nuk do kontrollohen të gjitha, por vetëm ato që janë kapur më parë me shkelje.
Me këtë vendim Ministria ndryshon urdhrin e vitit 2017 të nxjerrë nga ish ministri Edmond Panariti i cili detyronte organet doganore të kontrollonin cdo ngarkesë me mish që importohej në vend.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë ky urdhër nuk eliminon kontrollet në pikat doganore, por i dyfishon për ato kompani që nuk kanë respektuar më parë rregullat dhe kanë sjellë në vend mish me probleme. Për ish-zëvendësministrin e Bujqësisë Alban Zusi, ky ishte një vendim i mirë dhe i vonuar. Zusi shtoi se kontrollet shtojnë koston për konsumatorin.
“Prej tre vitesh ishim ne një situatë jonormale, pasi ngarkesat nga Brazili kontrolloheshin në masën e 100% duke krijuar një kosto tepër të lartë. Brazili është furnitori më i madh në botë për mish. Dhe ne duke ushtruar kontroll 100% i rritëm koston e produktit të mishit që rëndoi në konsumatorin fundor, dhe nuk krijuam asnjë vlerë të shtuar sigurie për konsumatorin.
Niveli i importeve problematike ka rezultuar 0.1%.Mishi që vinte nga brazili kontrollohej për përmbajtje që janë të parrezikshme tek mishi i derrit kryesisht. Bëhet fjalë për patogjen që shkatërrohen gjatë temperaturave të larta të pjekjes dhe mishi i derrit nuk konsumohet kurdo”, tha Zusi.
Por nga ana tjetër vlera e mishit që importon Shqipëria nga jashtë arrin në 736.5 milionë lekë, ndërsa ne eksportojmë vetëm 10.9 milionë lekë. Bazuar në të dhënat e INSTAT, ne importojmë në shifra të larta edhe kafshë të gjalla, pasi kemi importuar 423.7 milionë lekë dhe kemi eksportuar 6.1 milionë lekë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor, 17:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor, 12:08
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor, 13:00
-
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
25 Shtator, 17:10
-
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
17 Shtator, 16:41
-
Bien industria dhe energjia në tremujorin e dytë të 2024, prodhimin e mban në këmbë ndërtimi
17 Shtator, 07:40
Kjo Ministri , e cila duhet te ket nji disipline Ushtarake , sa i perket Mallrave Ushqimore qe hyjne nga Bota ne Shqiperi , qe gjithcka duhet te kaloje ne Scanerin Laboratorik (i cili duhet me qen Moderrn i Kohes ) leshon Urdhra te tille ,si me qen Shqiperia nji shtet me nji popull afrikane xhungle , me te cilin mundet ti hedhesh me konsumu gjithcka ,pa asnji lloj pergjegjesie si Shtet , ku mundet te experimentohet me cdo lloj semundje e virusi ,pra nji popull i pambrojtur i expozuar para cdo helmi viruesi vdekjeporures kanceri , sikur me qen Shteti Padroni i xhungles dhe populli kafhset e tij qe i hedhun me henger cte gjejn Botes !!!!!!!!!!!!! Ky eshte krim i pafalshem dhe ordiner . Un nuk mundem te konceptoj dot ,se s'i mundet ,me cilin guxim ,me cilen injorance , e papergjgjesi prej njeriu Ordier ,madje do thoshja kriminneli , jepe te tilla Urdhra !!!!! Nga eshte gjetur ky Model funxionimi Shteti - trgetie sepse ne Bote Europiane ate s'e ndesh e asnji vend. Dhe beni gam -gam ju me hy ne BE ? E dijn kta maskarenje ,njerez ordiner ,se si funxionojn Shtet e BE-se ? Kjo eshte cmenduri vertete . Jam admirues i PS-s ,por cfar lexojm ktu ,eshte teper zhgenjyese madje injoruese per shqiptaret . Shqiptaret e shkrete nuk i perfaqson me asji pushtet . Te gjithe jane ber "Hai" vetem me u be Miljoner . Dje ishin e pushtet bandat Antishqiptare Hieat e pd-lsi - sot qent pudell te PS-se , jane shdruar e Cakenj . Miistri i Bujqesise duhet te shkarkohet menjiher dhe Shteti duhet te bej transparente analizat e cdo mishi apo ushqimi qe exporton nga fudi i botes . Globalizimi po shpejton zhdukjen e Kombeve te dashur vllezer e motra shqiptare ,,, mos toleroni politiken te experimetoje me jeten tuaj . Kei toleruar cdo maskarallik ,.cdo poshterim por tashme duhet reagim .
PërgjigjuKjo duhet te jete qeveri e cmendur leshi,mesaduket kjo kaperdetyre te importoje korrupsjonin ne kurriz te ketij populli qe po hesht kunder vehtevetes.Nerase eshte e vertet kjo qe shkruhet populli te cohehet i tyri ne kombe dhe tashqelmoje kete qeveri,
Përgjigjuo njerez te papergjesshem qe drejtoni kte dikaster ku keni degju ju neper bote qe nuk u behet kontroll 100% si thoni ju truthare!!!!Perkundrazi kjo do akoma nje mase me shtrenguese kontrolli qe te jen qytetaret me te sigurt per ate qe hajn dhe ushqehen turp tju vij e pesofshi ne koken tuaj ju hongert nji mortje mjer populli i shkret.
PërgjigjuQeverri e diskredituar! Mishi nga Brazili eshte me i infektuari dhe i kalbur magazinave me 10-tra vjet,si te mos kontrollohet?
PërgjigjuNe asnji vend te Botes nuk lejohet madje zbarkimi ne Port i nngarkesave ushqimore ,te kalojne , pa ju bere kontrolli laboratorik Shtet i papergjegjshem
PërgjigjuFutini mish kali tani. Epo ca paskemi qen kundra njeri tjetrit
Përgjigju