Urdhri, provimet e lirimit në 23 dhe
27 qershor, testi: 2 orë e 30 minuta
Ministria e Arsimit ka bërë publike datat e provimeve të lirimit për shkollat 9- vjeçare. Sipas udhëzimit dhe rregullores së firmosur nga ministrja Nikolla të gjithë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe në datën 23 qershor dhe të matematikës në 27 qershor. Testimi në shkollat publike për 2 orë e 30 minuta.
TIRANE- Ministria e Arsimit ka bërë publike datat e provimeve të lirimit për shkollat 9- vjeçare. Sipas udhëzimit dhe rregullores së firmosur nga ministrja Nikolla të gjithë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe në datën 23 qershor dhe të matematikës në 27 qershor. Provimet e lirimit do të fillojnë në orën 10 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Ndërkohë për nxënësit e pakicave kombëtare që i përkasin atyre greke dhe maqedonase, udhëzimi i MAS parashikon që provimi të zhvillohet në lëndën gjuhë amtare në datën 20 qershor.
Administratorët Sa i përket kushteve dhe kritereve qe duhet të zbatojnë nxënësit dhe administratorët gjatë provimit, MAS ka përgatitur një tjetër rregullore. Sipas kësaj të fundit, administratorët e provimeve nuk duhet të jenë mësues të shkollës, si dhe nuk duhet të jetë mësues i lëndës përkatëse të provimit. Një tjetër rregull i përcaktuar është se administratorët nuk duhet të mbajnë asnjë mjet komunikimi gjatë kohës kur zhvillohet provimi, si dhe drejton çdo nxënës, duke mos lejuar lëvizjen e tyre.
Por edhe nxënësit nuk duhet të kenë mjete komunikimi, përveç atyre të kërkuara siç është stilolapsi, certifikata personale apo pasaporta. Një tjetër pikë e rëndësishme e rregullores është se administratori nuk duhet të lejojë kopjimin, si dhe të diskutojë mbi përmbajtjen e testit të provimit. Po kështu gjatë kohës së provimit nuk lejohet asnjë person i paautorizuar të hyjë në këto ambiente, dhe në raste kur ndodh ndonjë parregullsi janë administratorët ata që i raportojnë.
Nxënësit sa i përket mjediset ku do të vendosen nxënësit ato duhet të jenë në shkollë publike dhe ambienti të mos ketë më pak se 20 nxënës. Në rregullore është përcaktuar që largësia ndërmjet nxënësve të jetë jo më pak se 120 cm dhe sipërfaqja që nxënësi ka në dispozicion për të shkruar, është të paktën 40 cm x 60 cm. Po kështu në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë postera, tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim.
Sa i përket vlerësimit të përgjigjeve të nxënës pas përfundimit të provimit, ai do të jetë me pikë më pas ato do të ekuivalentohen në notë. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga AKP e cila është e njëjtë për çdo nxënës. Nxënësit të cilët nuk rezultojnë kalues në fazën e parë të provimeve të lirimit, ata kanë të drejtë të japin të dy provimet në sesionin e dytë.
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39