Urimet më speciale të Elton Dedës
për ditëlindje, nëna e tij dhe Edi Rama

Urimet më speciale të Elton Dedës<br />për ditëlindje, nëna e tij dhe Edi Rama
Elton Deda feston sot 43-vjetorin e lindjes. Mes shumë dhuratave dhe urimeve që mund të ketë marrë këtë ditë, artisti shqiptar zgjodhi të ndajë dy me ndjekësit e tij: atë të nënës së tij dhe atë të...Edi Ramës. 

"Ja edhe dhurata e kryeministrit, fotografuar pranë kasës fiskale që të rrimë rehat nga tatimet...( po ça flas dhe unë...). Nuk harron kurrë. Respekt," shkroi kantautori krah një fotoje ku shfaqej kasa fiskale dhe një çantë kartoni e dërguar nga kryeministri Rama. 

Nuk e dimë nëse fotoja e publikuar ishte në kuadrin e ironisë apo Deda ka marrë realisht një dhuratë nga Kryeministri, pasi vetëm pak kohë më parë artisti është shprehur i revoltuar për një situatë të krijuar në lokalin e tij këtu në kryeqytet. 

Një tjetër urim shumë i ndjerë drejtuar këngëtarit, ishte ai i nënës së tij.  "Edhe 100 zemër, prita orën 5 se në këtë orë ke lindur dhe ulërite për herë të parë me sa kishe në kokë, të uroj gjithë të mirat e botës, paç shëndet, jetë të lumtur shpirtërore dhe sa më shumë të mira materiale që ta gëzosh këtë jetë, puç, mami." Deda shpërndau urimin në Facebook duke marrë një sërë komentesh uruese nga miqtë dhe ndjekësit e tij.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?