Urimi i parë për Metën nga ambasada
e SHBA, mesazhe edhe nga rajoni

Urimi i parë për Metën nga ambasada<br />e SHBA, mesazhe edhe nga rajoni
Ilir Meta ka marrë urimin e parë për zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Republikës nga ambasada e SHBA në Tiranë. 

Përmes një deklarate për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa thekson se mirëpret bashkëpunimin në funksion të sfidave me të cilat përballet Shqipëria. 

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.

Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar"
, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. 

Urimet për Metën nuk kanë munguar edhe nga Kosova e Maqedonia, ku Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli dhe Ali Ahmeti ishin ndër të parët që uruan.

Presidenti i Senatit italian, Grasso mesazh Metës
Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, mesazh urimi Ilir Meta pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë

meta grasso
(Ilir Meta dhe Pietro Grasso)

Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italsië dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej gjatë mandatit të Metës në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial.

Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”
 - shkruhet në mesazhin e Presidentit të Senatit të Italisë dërguar Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Ilir Meta.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi uron Ilir Metën 
“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetrore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë.
 
Z. Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial.
 
Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen. HTH”
, ka shkruar Thaçi.
 
Bexhet Pacolli uron Presidentin e zgjedhur Ilir Meta 
“Sapo telefonova Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë z.Ilir Meta dhe ja urova zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Me z. Meta ndaj përvoja të jashtëzakonshme gjatë kohës së lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Z. Meta në cilësinë e ministrit të jashtëm në atë kohë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Jam i bindur se Shqipëria e ka sot presidentin e duhur i cili do ta unifikojë skenën politike në vend. Urime President, urime vëllau im!”, shkruan Pacolli.
 
Kreu i BDI, Ali Ahmeti urim për Metën 
“Duke mirëpritur zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t'Ju shpreh urimet më të përzemërta dhe t'Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit që po ndërmerrni.
 
Ne njihemi gjatë dhe kemi punuar bashkë në kohëra vendimtare për kombin dhe rajonin. Andaj, jam i bindur që Ju, me maturinë, urtësinë dhe eksperiencën Tuaj, do të arrini të adresoni me sukses sfidat me të cilat po përballet sot shteti shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi.
 
Uroj, që nën lidershipin tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të thellohet dhe zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies rajonale për të përmbushur synimin tonë të përbashkët strategjik të integrimit evropian.
 
Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për Presidentin Bujar Nishanin për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e Maqedonisë dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik duke zbatuar politika të fqinjësisë së mirë për të gjitha vendet në hapësirën tonë rajonale.
 
Duke shprehur edhe një herë urimet e mia, Ju lutem pranoni, zoti President Meta, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Vëllazërisht, AA”,
ka shkruar Ahmeti.
 
Ilir Meta u zgjodh në postin e kryetarit të shtetit në raundin e katërt të Kuvendit me 87 vota pro dhe 2 kundër, ndonëse për të marrë këtë detyrë i duheshin vetëm 71 vota. 

Meta merr mesazh urimi nga Presidenti i Maqedonisë, Ivanov 
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka marrë një mesazh urimi edhe nga Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov. 

Përmes një mesazhi, Ivanov i uron suksese Metës për detyrën e re. 

"Jini të sigurtë në gadishmërinë time të plotë në atë plan dhe dëshirat më të sinqerta për punën me sukses të mëtejshme, shëndet të mirë dhe lumturi personale", theksohet në urimin e Ivanovit dërguar Metës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)