Ushqimi i shëndetshëm, fëmijët
gatuajnë me Znj. Tefta
Një ditë ndryshe dhe e veçantë ka qenë ajo në kuzhinën e zonjës Tefta ne A1Report TV ditën e sotme. Këtë herë nuk kanë qenë të rriturit ata që kanë gatuar së bashku me zonjën Tefta por një grup fëmijësh me kombësi të ndryshme.
Një ditë ndryshe dhe e veçantë ka qenë ajo në kuzhinën e zonjës Tefta ne emisionin Rreze Dielli ne TV A1Report, ditën e sotme.
Këtë herë nuk kanë qenë të rriturit ata që kanë gatuar së bashku me zonjën Tefta por një grup fëmijësh me kombësi të ndryshme të një prej shkollave të Tiranës, të cilët kanë gjetur një tryezë plot e përplot me ushqime.
Zonja Tefta ka folur në lidhje me ushqimet më të shëndetshme për fëmijët dhe më pas i ka ftuar ata të gatuajnë së bashku disa biskota.
Ndërkohë secili ka përdorur fantazinë duke përgatitur vetë brioshë, krepa, sanduiçë.
Ashtu siç vetëm fëmijët dinë të sillen më mirë, natyrshëm dhe plot çiltërsi ata kanë sjellë një atmosferë gazmore në emisionin Rreze Dielli.
Mësuesja me origjinë kanadeze Maeve ka folur në lidhje me ushqimet që konsumojnë nxënësit në këtë shkollë, duke u bazuar në vlera të ushyqeshme dhe të dobishme për shëndetin.
Gjithashtu Dhurata Thanasi ka shpjeguar se forma e të nxënit që ndjekin nxënësit e kësaj shkolle është e bazuar në të mësuarit e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm në lidhje me atë që konsumojnë.
Nxënësit e kësaj shkolle të cilët i përkasin kombësive të ndryshme kanë qenë pjesë e “Ditës Revolucionare të Ushqimit” të organizuar më 17 maj, ku janë bërë pjesë e drejtëprdrejtë e kësaj iniciative duke përgatitur vetë ushqime të ndryshme.
Kjo është një formë e mirë për të edukuar fëmijët se si të ushqehen dhe të konsumojnë produkte me vlera, në mënyrë që të shmangin ushqimet e dëmshme për shëndetin e tyre.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63%
-
Mjaftueshëm
29.2%
-
S'kam mendim
7.9%
Vota total: 902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes, 12-vjeçari që humbi jetën pjesë e KF Maliqit
8 Janar, 16:00
-
Altin Joka: Ja si të pastroni trupin tuaj pas ngrënies së tepërt gjatë fundvitit
8 Janar, 15:59
-
Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi
8 Janar, 15:59
-
Elbasan/ Katër ditë i humbur, vëllai denoncon largimin nga banesa të 40-vjeçarit! Policia nis kërkimet
8 Janar, 15:54
-
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë
8 Janar, 15:53
-
Krijuesi i ChatGPT, Sam Altman, akuzohet nga motra e tij për përdhunim kur ishte fëmijë! 39-vjeçari e mohon: Ajo ka probleme të shëndetit mendore
8 Janar, 15:50
-
Bardhi: Ulja me 1 lek e energjisë, tallje, ka qëllime elektorale! Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut, çmimi më i shtrenjtë në rajon
8 Janar, 15:41
-
Belcastro, qyteti i vogël italian 'ndalon' banorët që të sëmuren
8 Janar, 15:40
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Rivaliteti është lënë pas, tifozët e futbollit në Angli protestojnë për rritjen e çmimeve të biletave
8 Janar, 15:22
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14