Monarkja më jetëgjatë në Britani urren një përbërës, që fatkeqësisht për ata që jetojnë brenda Pallatit, i jep çdo gatimi një shije më të mirë. “Në Pallatin Buckingham nuk gatuhet me hudhër”, ka thënë shefi i kuzhinës John Higgins për National Post.
“Besoj se ndodh për të ruajtur gogësimën mbretërore”. Higgins thotë se është shumë e thjeshtë për të dalluar një recetë mbretërore, pasi nuk e përmban shijen e hudhrës. Kur mbretëresha darkon vetëm në menu nuk gjendet asnjëherë orizi, patatot apo makaronat. Mbretëresha ndjek një dietë të varfër në karbohidrate.
Dhe kur ha sanduiçe, pjesa e kotheres së bukës hiqet gjithmonë. Por mbretëresha ia lejon vetes ëmbëlsirat. Ajo dashuron çokollatën dhe gjithçka që përmban çokollatë. I pëlqejnë dhe frutat e freskëta si mango, luleshtrydhe dhe pjeshkët, veçanërisht nëse rriten brenda kështjellës Windsor.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)