Katër ushtare femra izraelite u ndëshkuan pasi kishin bërë fotografi me të brendshme dhe uniformat e ushtrisë dhe më pas fotot i kishin publikuar në facebook. Ushtria izraelite tha se ushtaret femra u ndëshkuan për këtë sjellje të pahijshme, e cila kishte bërë bujë në të gjitha mediat lokale.
 
Një media lokale online “Walla”, tha se ato ishin rekrute të reja të vendosura në një bazë në jug të Izraelit. Në deklaratën e ushtrisë lidhur me këtë akt nuk u dha ndonjë detaj në lidhje me ndëshkimet ndaj katër ushtareve. 
ushtare izraelite


Vitet e fundit, ushtria izraelite është përfshirë nga ngjarje të tilla. Para një viti, shefi i Forcës së Mbrojtjes Izraelite kishte postuar në facebook një fotografi të fytyrës së tij të mbuluar me baltë përkrah një fotografie të Obamës. Për këtë arsye, ushtria Izraelite ka marrë masa për të disiplinuar ushtarët, të cilët shfaqen “problematikë” në rrjete sociale.
ushtare izraelite


(v.gj/shqiptarja.com)