Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për 'stërvitje antiterroriste'

Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për 'stërvitje antiterroriste'

Ushtar kinez duke u stërvitur

Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një “stërvitje të përbashkët antiterroriste”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një komunikatë.

Sipas saj, manovrat ushtarake do të mbahen nga 8 deri më 10 korrik.

Më 4 korrik, Bjellorusia iu bashkua Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO), një grupim rajonal i krijuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit.

Në vitet e fundit, Kina është duke u përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore dhe ato të Azisë Qendrore.

Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO.

Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar botën njëpolare” dhe për ta marrë përsipër përgjegjësinë për “sigurinë globale”, sepse “Perëndimi narcisist dhe vetjak është dëshmuar i paaftë për këtë”./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Pjesëmarrje e lartë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë

Pjesëmarrje e lartë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë