Një i ri nga qyteti i Dibrës i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se i ka marrë me dhunë 100 euro shtetasit maqedonas si dhe kishte tentuar ti përdhunojë të motrën.
 
Sipas informacioneve bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, bënë të mundur arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Shtetasi S.E, 31 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, rezultonte i shpallur në kërkim pasi me datë 10.07.2017, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Maqellarës dyshohet se i kishte marrë me forcë 100 euro shtetasit maqedonas M.D, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në P.K.K.Bllatë.

Gjtë marrjes në pyetje nga uniformat blu shtetasi S.E, ka deklaruar se shumën prej 100 euro e ka marrë si rezultat i shoqërimit dhe rregullimit të automjetit të shtetasit M.D

Në përfundim të hetimeve disa ditore dhe pas komunikimeve të vazhdueshme me Prokurorin e gatshëm Dibër shtetasi S.E, u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proçeduriale.
 


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com