SARANDE - Ndërsa të gjithë janë të shokuar nga skandali sekusal në Sarandë, ku Agron Cane kërkoi marrëdhënie seksuale me një të mitur 14 vjeçe të reja të tjera dalin në dritë.
Vëllai i E. G., denoncuesja e skandalit seksual, thotë se video e dalë në media duhet të hetohet. Në një intervistë për A1 Report Durim G. shprehet se është skeptik lidhur me vërtetësinë e këtij skandali.
“Më gjetët mua si vëllain e madh të asaj zonjës, që besoj atë që thotë ajo, gjë që unë vetë personalish e kam në dyshim. Pse e kam në dyshim? Që prej shkurtit që është fut në ajo zyrë motra ime më ka thënë që do më ndihmojnë. E kam takuar dhe personalisht më tha dhe do më ndihmojnë për shtëpi e për shumë halle. Morra vesh më vonë se ai i kishte ofruar punë kësaj në një hotel pastruese. Shkoi tek ai hoteli, jo lodhem shumë jo është punë e rëndë, ankohej iku nga ajo punë. S’kemi pasur lidhje, flisnim ndonjëherë në telefon. Para dy ditësh me merr në telefon dhe me tregon historinë me Agron Canen. E pyeta si ndodhi kjo histori, ne jemi dhe kushërinj me Agronin, mos të ka shtyrë njeri? “ shprehet i vëllai.
Ai thekson se me të akuzuarin Cane janë kushërinj të parë, çka e bën sipas tij edhe më dyshues vërtetësinë e këtij skandali.
“Nuk jemi kushërinj të largët me Canen por të afërt, babai im me gjyshen e Agronit ishin kushërinj të parë. po jemi shumë të afërt jo të largët, prandaj më vjen çudi, dhe tronditem shumë.” tregon ai
Në fund, Durim G. Shprehet se gjithçka që kërkon është vërtetësia e videos në fjalë, verdikt ky që do të jepet pas hetimeve të Prokurorisë.
“Të vertëtën e videos dua unë, kaq. Nëse është siç thotë ajo, i puth dorën, pa manipulime pa gjë tjetër.” përfundon Durim G.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO