Australi – Një lojtar i futbollit amerikan “Regby” është lavdëruar për veprimin që bëri pasi një 13-vjeçare tha një thirrje raciste kundër futbollstit.
Vajza 13-vjeçare e ka quajtur “majmun” futbollistin Australian. Adam Goodes menjëherë ka lajmëruar rojet e sigurisë për veprimin racist që bëri 13-vjeçarja, e cila më pas u shoqërua jashtë stadiumit.
“Jam shumë i zhgënjyer nga ky veprim pasi është hera e parë që më thonë “majmun”, tha 33-vjeçari.
Pas veprimit që bëri, vajza 13-vjeçare u ndje në faj dhe mëngjesin e të shtunës kishte shkruar në Twitter-in e futbollistit ku dhe i kërkonte falje për gjestin që kishte bërë.

Futbollisti tha se pas këtij veprimi racist, kishte patur një mbështetje dhe përkrahje të madhe nga të gjithë. I pyetur nga policia në qoftë se donte të bënte denoncim, ai tha se nuk dëshironte ta bënte këtë gjë.
“Nuk është faji i saj, është vetëm 13 vjeç dhe është e pafajshme. Për fat të keq, këto gjëra dëgjon në ambjentin ku ajo është rritur”, përfundoi futbollisti.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Lojtari lajmëroi rojet e sigurisë