Vajza 3-vjeçare ra nga ballkoni i banesës në Durrës, e ëma për Report Tv: Ndodhi kur s’e kisha mendjen

Nëna e vajzës 3-vjeçare e cila ra nga ballkoni i banesës në Durrës, tha për Report Tv se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Për gazetarin e Report Tv Freard Rista nëna e saj sqaroi se po përkujdesej për të bijën, por ngjarja ndodhi në një moment që ajo nuk e kishte mendjen.

“Asnjë nënë s’do që t’i ndodhë kjo, po kujdesesha për vajzën e vogël, një moment s’e kisha mendjen dhe ndodhi, tani është mirë, në gjumë nga lodhja dhe ilaçet’- tha nëna e 3-vjeçares.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 marsit, kur e mitura u rrëzua nga ballkoni i apartamentit në katin e shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj në lagjen nr 13 në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale.

E mitura gjatë rënies është pritur nga një tendë, duke shmangur në këtë mënyrë përplasjen e fortë me tokën. 

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë