Edmond Haxhinasto e Nasip Naço ish- ministrat krushq dhe rivalë bëhen gjyshër! Postojnë foton e nipit

Edmond Haxhinasto e Nasip Naço ish- ministrat krushq dhe rivalë bëhen gjyshër! Postojnë foton e nipit

Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto

Djali i ish-ministrit të LSi-së, Nasip Naço dhe vajza e Edmond Haxhinasto janë bërë prindër për herë të parë. Dy ish-ministrat që tashmë janë krushq gëzojnë edhe “statusin” si gjyshër, ndërsa kanë ndarë foto të nipit të tyre.

Franko, djali i Nasip Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos kanë vendosur që fëmijën e tyre të parë ta quajnë Gregory.

Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije Edmond Haxhinasto, i cili ka ndarë një foto të prindërve, teksa mbajë dorën e bebit të porsalindur.

“Mirëseerdhe, jetë të gjatë, shëndet e mbarësi, Gregory Naço, që na dhe shumë gëzim dhe na i zbukurove më shumë jetët tona”, shkruan ai.

Po ashtu, edhe deputeti Nasip Naco ka ndarë një foto të nipit të porsalindur.

 “Sot, në orën 11:11, ju bashkua familjes, Gregory Naço”.

Kujtojmë që edhe pse jetë janë krushq, në politikë Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në tashmë e quajtur (Partia e Lirisë) dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.

Në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 kandidoi për deputet edhe Haxhinasto, por i renditur i shtati në listën e LSI-së në Tiranë, ai nuk arriti ta fitonte mandatin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën