‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten

Të thuash ç’ka mendon, jo gjithmonë mund të jetë zgjedhja e duhur. Mospëlqimi i ëmbëlsirës tradicionale të vjehrrës është tema e parë që hap debatin në çift në komedinë “Nuk duhet ta thoshe” të Salome Lelush të shfaqur fundjavën që lamë pas në ArTurbina. Artan Imami, në pjesë si regjiosr e aktor, pas premierës tetorin e shkuar, e rikthen në Teatrin Kombëtar me aktoren Luli Bitri.

“Unë një këshillë kam për vajzat mbajeni mirë me mamanë e atij, që ai tju ketë ‘mbi kokë’ Pra, ëmbëlsira asnjëherë nuk është e thatë, ajo që bën mamaja është më e mira në botë”, thotë regjisori dhe aktori Artan Imami me humor.

Kësaj here Imami asistohet në regji nga bashkëshortja, modelja dhe aktorja Florensa Bellova, e cila ka bërë dhe sugjerimin e pjesës.

“Flo e mori lexoi pjesën në frëngjisht dhe sigurisht ishin përshtypjet e saj të para që ndikuan. Pasi e lexoi më tha : Mere, bëje! Dhe, u binda!”, tregon Imami.

Dy partnerë që përmes humorit fin ngrenë pyetje mbi rëndësinë e fjalës, asaj që duhet apo nuk duhet të thuhet. Në një skenë minimaliste statike, ku improvizohet shtëpia, rruga e restoranti, janë fillimisht imazhet në ekran guida për te dialogu që pason. Preket ndikimi i teknologjisë, ndotjes së mjedisit,  sekretet familjare, ndërhyrjet plasitke e një sërë temash të tjera.

“Çifti vazhdon e diskuton mbi tema sociale sigurisht si  pedofilia, ferexheja, aborti..., sigurisht edhe mbi seksualitetin apo mbi tema të të gjitha natyrave siç ndodh në një çift intelektualësh”, thotë më tej.

“Nuk duhet ta thoshe” argëton, duke nxitur dialogun mes çifteve. Komedia ndonëse është vendosur në skenë 3 vjet më parë, mes 3 nominimesh ka rrëmbyer çmimin “Moliere 2022” si ‘Komedia më e mirë’. Imami rrëfen së është e shkruar bazuar në historinë personale të autores.

“Salome Lelush e ka shkruar këtë pjesë për babain adoptiv dhe për nënën, që janë aktorë shumë të njohur. Kjo, duke marrë shkas dhe duke u frymëzuar nga jeta e tyre e përditshme”, shton më tej.

Tregon më shumë për përzgjedhjen e partneres në skenë Luli Bitrit.

“Është një përzgjedhje profesionale, shumë e mirë. Na eci mirë. Ne këtu në teatër jemi bërë si familje e kështu që është një klimë e mirë miqësore që ecën mirë”, thotë ai.

Pas suksesit në Tiranë e rrethe, premton se do të ketë “Shtëpiakë të dëshpëruar 2”. Ndërsa “Nuk duhet ta thoshe” do të shfaqet këtë fundjavë (16,17, 18) në sallat dedikuar artit e kulturës pranë Komunës së Parisit.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë