Kjo ka ndodhur edhe me Qian Hongyan e cila para shumë vitesh humbi të dyja këmbët në një aksident tragjik.
Vogëlushja njihej si “vajza e basketbollit” pasi në pamundësi që të kishte proteza gjyshi i saj i kishte improvizuar një top basketbolli në vend të këmbëve.
Familja e varfër që jetonte në një fshat të Kinës për vite me radhë e ka parë vajzën të ecte vetëm duke u mbajtur në duart e saj. Falë ndihmave ajo më vonë ju bashkua një kursi noti dhe pas shumë dështimesh arriti të bëhëj një notare shumë zonja.
Pasi fitoi disa medalje ëndrra e saj ishte të përfaqësonte Kinën në Lojërat Olipmpike të Londërs në vitin 2012 për paraplegjikët, por fatkeqsisht në atë periudhë humbi gjyshin e saj shumë të dashur që ideoi këmbët e saj prej topi basketbolli dhe nuk bëri aq sa deshi.
Pas disa pushimeve ajo iu rikthye garave dhe në vitin 2014 fitoi medalje duke duke u shndërruar në krenarinë e vendit dhe një frymëzim për të gjithë botën.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com