Report Tv zbardh strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë për vakancat nga vettingu! Gjonaj: Zgjidhja e ngërçit, 100 magjistratë të rinj në vit! Aktualisht dalin vetëm 44 të tillë

Report Tv zbardh strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë për vakancat nga vettingu! Gjonaj: Zgjidhja e ngërçit, 100 magjistratë të rinj në vit! Aktualisht dalin vetëm 44 të tillë

Ministria e Drejtësisë përmes strategjisë për vitin 2023-2024 propozon që çdo vit të dalin 100 magjistratë të rinj nga shkolla e magjistraturës, pasi vetëm kjo do të sjellë plotësimin e vakancave të shkaktuara nga vettingu. Report TV siguron strategjinë ndërsektoriale të ministrisë ku parashikohet që deri në vitin 2024 vettingu në radhët e gjyqësorit do të sjellë 50% vakanca. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami tha në Report Tv se deri tani mungojnë 144 gjyqtarë në sistem.

“Strategji ndersektoriale e MD për sistemin e drejtësisë. Sipas raportit MD deklaron se përgjatë 2023-2024 vakancat në sistem për shkak vettingu të arrijnë 50 % gjyqtareve dhe 33 % e prokuroreve”, thuhet në raport.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë zgjidhja mbetet shkolla e Magjistraturës e cila çdo vit duhet të pranojë 100 magjistrat nga 44 të tillë që nxjerr aktualisht në vit.

Vakancat në sistemin e drejtësisë po fusin në kolaps Gjykatat e Apelet dhe gjykatat e shkallave të para, duke bërë që shpesh të ketë edhe delegimet të gjyqtarëve në gjykata të ndryshme të vendit për të trajtuar çështjet me prioritet. Kjo sjell kosto të mëdha dhe mosmarrje të shërbimit të duhur për qytetarët dhe për këtë KLGJ ka përgatitur edhe një hartë të re të gjyqësorit ku kërkon krijimin e një Gjykate Apeli dhe reduktim të gjykatave të shkallës së parë. Megjithatë kjo hartë ende nuk ka ‘një dritë jeshile’ për miratim.

Strategjia ndersektoriale e Ministrisë së Drejtësisë për sistemin e drejtësisë

Strategjia ndersektoriale e Ministrisë së Drejtësisë për sistemin e drejtësisë

Strategjia ndersektoriale e Ministrisë së Drejtësisë për sistemin e drejtësisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument