Vaksina Covid/ Flet virologia ‘kavie’: Jam mirë, antidodi pa efekte anësore

Vaksina Covid/ Flet virologia ‘kavie’: Jam mirë, antidodi pa efekte anësore

Elisabetta Groppelli, një studiuese e Universitetit St Georgeʼs në Londër, ishte ndër të parat që iu nënshtrua eksperimentit Covid...Kanë kaluar dy muaj që kur Elisabbetta Groppelli mori vaksinën anti koronavirusi dhe tani ajo na siguron se ndihet mirë dhe nuk ka pasur "asnjë efekt kryesor anësor”.

Disa prej të testuarve me vaksinën kanë patur dhimbje në zonën e injektimit, lodhje ose ndonjë ethe të butë. Këto janë reagime plotësisht normale kur vaksinohemi".  

Vaksina e Oksfordit ndërkohë ka hyrë në fazën 3, atë të provave mbi disa mijëra vullnetarë.

Sipas Groppelli, është shumë herët për të vlerësuar efektet e vaksinës

"Ne nuk jemi akoma të sigurt nëse kjo përgjigje imune është në gjendje të mbrojë kundër sëmundjeve: tani qarkullimi i virusit është ulur shumë dhe nuk e dimë nëse vullnetarët nuk janë infektuar sepse janë imun apo për shkak se ata nuk e kontaktuar sëmundjen".

Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, e cila në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë antidodin kundër koronavirusit, ka deklaruar se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Numri një kompanisë tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit. Me pak fjalë, dy muaj para mbylljes së vitit, për t’i dhënë dritën jeshile ciklit të prodhimit dhe, natyrisht, marketingut në shkallë të gjerë.

Piero Di Lorenzo u shpreh se ‘meqenëse jemi në prani të një pandemie të tmerrshme, agjencitë rregullatore do të shkurtojnë kohërat burokratike dhe do ta japin autorizimin për nisjen e prodhimit sa më shpejtë të jetë e mundur

Me pak fjalë, duke filluar nga muaji janar vaksina do të gjendet në farmaci…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare