Vaksina e Covid me 400 mikrogjilpëra në shtator testohet te njerëzit! Universiteti i Pittsburgh-ut: Do jetë gati deri në dhjetor

Vaksina e Covid me 400 mikrogjilpëra në shtator testohet te njerëzit! Universiteti i Pittsburgh-ut: Do jetë gati deri në dhjetor

Vaksina me ngjitje në lëkurë, e llojit bandazh, e zhvilluar nga Universiteti i Pittsburgh-ut do të testohet te njëriu në muajin shtator.

Një prej studiuesve të universitetit, italiani Andrea Gambotto deklaroi për ‘Il Sole 24 Ore’ se nëse marrin autorizimet e nevojshme nga FDA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e cila është agjensi qeveritare amerikane, në muajin shtator vaksina e veçantë do testohet te njerëzit.

Sipas Gambotto, nëse arrihet një efikasitet prej rreth 60-70%, do të ishte një përgjigje e shkëlqyer  dhe paskësaj brenda vitit do kemi mundësi të prodhojmë miliona vaksina

E quajtur ‘PittCoVacc’ vaksina ka madhësinë e një maje gishti dhe që vendoset mbi poret e lëkurës, ka 400 mikro gjilpëra që nuk hyjnë thellë në lëkurë dhe që në 2-3 minuta shkrihen, pa dhimbje dhe pa gjakderdhje, duke lëshuar antigjenin, proteinën e veçantë e quajtur ‘spike’ dhe gjeneron antitrupa të mjaftueshëm për të luftuar koronavirusin brenda tri javësh. (Proteina "spike" është një lloj çelësi që virusi përdor për të hyrë në qeliza dhe nëse bllokohet ky çelës mund të ndalohet virusi).

Zgjedhja e këtij sistemi vaksinimi ka të bëjë me faktin se lëkura është pengesa e parë e trupit tonë kundër viruseve dhe baktereve dhe për këtë arsye edhe ruhet mirë nga sistemi imunitar.

Sipas shkencëtarëve kur bëhet fjalë për një vaksinë të këtij lloji, disa vullnetarë janë të mjaftueshëm për të parë nëse ka një përgjigje imune, por edhe një mostër gjaku është e mjaftueshme dhe se brenda pesë muajve mund të fillojë prodhimi i saj në masë të gjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë