Vaksina ruse e kineze, Tomini: Rritja e fluksit të infektimeve na çoi t'i hidhnin sytë nga Lindja! Alimehemti: Do të certifikohen nga EMA së shpejti

Vaksina ruse e kineze, Tomini: Rritja e fluksit të infektimeve na çoi t'i hidhnin sytë nga Lindja! Alimehemti: Do të certifikohen nga EMA së shpejti

Eugena Tomini dhe Ilir Alimehmeti

Rritja e fluksit të infektimeve dhe mungesa e sasisë së nevojshme të vaksinave perëndimore janë arsyet që kanë bërë që qeveria shqiptare të kthejë sytë nga vaksina ruse dhe ajo kineze. Kjo ishte deklarata e zv/ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini. Ajo tha se vaksinimi masiv të orienton drejt vaksinave të tjera, ndaj përveç Pfizer, ekspertët kanë vlerësuar mundësinë e marrjes së dozave të tjera nga Lindja. Fluksi i shtuar i infektimeve dhe mos marrja e sasisë së pretenduar nga vaksinat perëndimore tha Tomini në 'Open' hapi mundësitë për kanalet e tjera.

“Ndryshimi nuk është 180 gradë, se ishim fokusuar tek vaksinat e BE, siç ishin Pfizer dhe Moderna. Përpjekjet ishin që të vinin sa më shpejt. Por numri i rasteve filloi të ngrihej vrullshëm. Në shkurt patëm një rritje të kurbës. Dhe për këtë, komiteti i ekspertëve gjykuan edhe mundësinë për të hyrë edhe vaksina të tjera në vend. U bë një gjykim i mirë dhe prandaj vendosën të merreshin. Më 27 dhjetor filloi dhe vaksinimi në botë, ne ishim në tratativa për marrjen e Pfizer. Në fillim nuk kishim mendje për vaksinat nga Lindja, pasi kishim synim 500 mijë vaksina nga Pfizer. Por kurrë nuk është hequr mundësia për marrjen e vaksinave të tjera. Duke filluar që nga protokollet e vlerësimit, evoluimi përkundrejt një vaksinimi masiv të orienton drejt kanaleve të tjera të komunikimit. Për të ulur intensitetin e madh të infektimit, kërkuam dhe kanale të tjera", tha Tomini.

Edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se këto vaksina janë efektive, por duhet të pritur certifikimi nga EMA e cila do e bëjë atë së shpejti. Megjithatë tha ai rritja e rasteve me COVID nuk ka kohë për të humbur.

“Nuk ka efikasitet sipas moshave. Nuk dimë asgjë për efektet anësore, ndërsa në krahasim me janarin dhe shkurtin, nisi rritja e rasteve dhe e vdekshmërisë. U kuptua se nuk ka kohë për të humbur, do duhet të ishim një hap më parë dhe të mos kishim këtë diskutimin para mbrapa me publikun. Duhet të qëndrojmë në njëtrajtshmëri. Sputnik që me 4 mars është marrë në shqyrtim nga EMA, unë do prisja certifikimet zyrtare. Unë i besoj fort certifikimit europian. Mjekësia bazohet mbi të dhëna, të dhënat janë aty. Duhet të kemi më shumë kujdes në këtë drejtim”, tha Alimehmeti, tha ai në Open

Kujtojmë se në vendin tonë tashmë janë duke u kryer në terren vaksina Pfizer, AstraZeneca dhe pritet shume shpejt edhe ajo ruse Sputnik V, 10 mije doza të së cilës mbërritën në Rinas ditën e djeshme. Ndërsa ditën e sotme qeveria i hapi rrugë edhe vaksinave kineze, që do i marrë përmes një marrëveshje me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për të furnizuar Shqipërinë me vaksina të prodhuara në Kinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite