Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe

Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe

Vaksina HPV

Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka nënvizuar se gjatë këtij viti janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash kundër kancerit qafës së mitrës te vajzat e moshës 13 deri në 20 vjeçe.

Koçiu thekson se vaksina është falas dhe ofrohet në të gjitha qendrat shëndetësore.

“Mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës dhe ofrohet falas në qendrat shëndetësore.

Ndaj sot, së bashku me doktoreshë Besën ishim në Qendrën Shëndetësore nr. 9 ku Niki bëri vaksinën kundër HPV, si një hap i rëndësishëm për shëndetin.

Gjatë këtij viti, janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%.

Vaksina është falas dhe jetike për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme”, shprehet Koçiu.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion