Vaksinimi/ Ish-kreu i ISHP dhe kandidati për deputet i LSI, Jakaj: Ku ta di unë se çfarë ka injektuar Rama dhe mjekët

'Ku ta dimë ne se çfarë ka injektuar Rama tek vetja dhe çfarë ka injektuar te disa mjekë? Kush ma vërteton këtë mua?". Ky është dyshimi që ka ngritur në një intervistë për Report Tv, ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, i cili aktualisht kandidon për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Besnik Jakaj.

Ai është shprehur se procesi i vaksinimit në vend ka shumë problematika duke filluar që nga mënyra se si kanë ardhur e deri te ruajtja e tyre.

" Në asnjë rast nuk mund të shkelen kushtet për ruajtjen dhe transportin e vaksinave. Ruajtja e vaksinës duhet të jetë transparente. Vaksina të importohen nga një kompani të posaçme.  970 vaksina maksimumi imunizojnë 440 veta.  Ne kemi pasur më shumë kamera në 'Air Albania'. Ka qenë e gjitha propagandë. Në cilin vend të botës keni parë Kryeministrin duke dalë të bëjë atë shoë. Duhet të dalin specialistët por te ne del Kryeministri dhe flet", tha Jakaj.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi komenteve se ai nuk injektoi vaksinën Pfizer Anti-Covid, por ujë fiziologjik, duke thënë se nuk mund të merret dot me këto analiza të nivelit të lartë. Rama premtoi se kur të shkojë për të marrë dozën e dytë të vaksinës, do të bëjë publike edhe antitrupat që ka krijuar nga doza e parë.

Në intervistën për Report Tv Jakaj ndër të tjera tha se se duhen bërë analiza për vaksinat dhe për personat që i bëjnë ato.

"Në një moment kur ne nuk shikojmë asnjë analizë të vaksinës. Ajo duhet të jetë transparente.  Të gjithë këta njerëz që vaksinohen duhen bërë analizat. Nuk ka një protokoll shkencor në këtë drejtim. Nuk kam asnjë tendencë politike për këtë që po them. Jam i shqetësuar si mjek, si prind, si bir, si qytetar. Një tjetër shqetësim madhor është se duhet një protokoll për eliminim e mbetjeve të vaksinave", vijoi ish-drejtori i ISHP.

I pyetur se si e shikon situatën dhe a ka kaluar më e keqja, Besnik Jakaj u shpreh se edhe për këtë duhen studime, qoftë edhe për pasojat që sjell koronavirusi.

"Fatkeqësisht një pjesë jo e vogël e popullatës kanë humbur jetën. Bë mënyrë të natyrshme edhe një pjesë e madhe e shoqërisë është imunizuar. Ne ende nuk dimë pasojat afatgjata. Duhet të bëjmë një punë shkencore dhe efektive. Dhe jo që Kryeministri të jetë infeksionisti, epidemiologu, kardiologu etj", tha ai.

Në lidhje me angazhimin politik, kandidati për deputet i LSI-së Jakaj tha për Report Tv se është larguar nga PD në vitin 2013 për shkak të pakënaqësive që pati për mënyrën se si PD qeveriste.

"Kam ikur në vitin 2013 për shkak të pakënaqësive që kam pasur me menaxhimin e pushtetit atëherë. Ia kam bërë të qartë edhe kryetarit të PD-së në atë kohë. Dhe që prej atëherë jam angazhuar me LSI-në dhe e falënderoj për hapësirat. Partitë politike duhet të kenë më shumë hapësira për njerëzit e shkolluar", tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv, z. Jakaj.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/01/2021 02:33

    Mjere shqipot qe kane patur per drejtor te I.SH.P.kete idiot.Sa me fat PD, qe ia la kete dopio 6 e injorances LSI! Si more injorant ve ne dyshim vaksinen,si more gomar thua-// se nuk ke pare asnje kryeminister ne bote te beje show //?! Nuk i pe liderit e botes:Netanjahun,Biden ,Micotaqis,Bernabic etj te bejne vaksinen live ne TV ?! Si more idiot kerkon analiza per ata qe u vaksinuan?!Si more tru-karafil nuk i di pasojat e vaksinave dhe Covidit ?!Por lexo faqet zyrtare,te eksperteve te te gjithe botes,fillo me dr.Faucin,etj.Ndoshta ti nuk ke nevoje per vaksine Covidi,ndoshta, ti ke nevoje per nje lobotomi ne tru ,te te beje te pademshem per shoqerine, se keshtu sic je,duket qe truri jot, noton ne keneten e teorive konspirative.

    Përgjigju
    • Genti: 28/01/2021 23:04

      Ky eshte nje njeri i nderuar .eshte nje shembull per tu ndjekur.iris po me vjen keq qe paska njerez te verbuar si ju .keta drejtues shteti qe numrove ti kan mar nje kamer me i then popullit tyre qe te pranoj te vaksinohen .nuk kan shku ne satdjum as ne arena kombetare por e kan ber ne spital .kurse ky trapi yne qe na mori ne qafe kishte 100 medja te kapura nga ai dhe nese e ke pare ishte nje super shpenzim medjatik per me ba nje te ashtuquajtur vaksine.

  • Lorenci: 21/01/2021 14:15

    Po ky qenke idiot krejt mo. Sipas tij duhet qe kryeministri te bej analizen e vaksines qe mori dhe te gjithe dokumentat dhe faturen ku eshte blere ajo te shkoje e tia tregoje ne shtepi ketij "profesori". Kjo duhet te behet edhe per te gjithe vaksinat qe i jane bere mjekeve. Ore "profesor", shko shiko ndonje telenovele indiane me mire se e ke sistemin nervor te amortizuar.

    Përgjigju
    • Lori: 21/01/2021 16:24

      Keta sa me shume i degjon aq me shume te neveriten....

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë