Vaksinimi masiv i popullsisë kundër COVID/ Shqipëria lë pas BE-në dhe vendet e rajonit, renditet e para në dozat e kryera për 100 banorë në 7 ditët e fundit

Vaksinimi masiv i popullsisë kundër COVID/ Shqipëria lë pas BE-në dhe vendet e rajonit, renditet e para në dozat e kryera për 100 banorë në 7 ditët e fundit

Grafiku i publikuar nga Ourworldindata

Shqipëria vijon që të shënojë rekorde në vaksinimin masiv të popullsisë kundër COVID, për sa i përket dozave javore për 100 banorë.

Në të dhënat e publikuara në faqen prestigjioze e të dhënave ourworldindata.org, vendi ynë është renditur i pari, krahasuar më shumë vende të fuqishme, sa i përket vaksinimit të popullsisë për 100 banorë në 7 ditët e fundit.

Bazuar në këtë të dhëna, Shqipëria ka lënë pas vende të mëdha të Bashkimit Europian, si dhe vendet e Rajonit.

Grafiku i publikuar nga Ourworldindata

Sakaq Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e hartës së COVID në botë. Në hartën që tregon shpërndarjen e koronavirusit në botë në kohë reale, e publikuar nga "The New York Times", Shqipëria shihet e ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID, ku vendet e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato ku situata me pandeminë është e rëndë.

E në fakt që prej javësh tashmë, në vend është vënë re një përmirësim i dukshëm i situatës me pandeminë, ku ka një rënie të numrit të infeksioneve ditore e po ashtu edhe fataliteteve. Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë është vaksinimi, një proces që në Shqipëri ka ecur me ritme mjaft të shpejta. Në vendin tonë numri total i vaksinimeve të kryera ka kaluar shifrën e 550 mijë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noni: 06/05/2021 22:53

    Ka perqindjen me te madhe te vaksinimit ne raport me popullsine, me vaksina qe nuk jane miratuar ende dhe qe nuk njihen. Ketej behet reklame dozat e Pfizer, ketej populli merr vetem vaksinen kineze.

    Përgjigju
  • vos: 06/05/2021 20:44

    Qeveria Shqiptare duhet te loboje prane Biden dhe kompanive amerikane te vaksinave per blerjen sa me shpejt te miliona dozave. Vaksinimet ne Amerike po arrijne maksimumin dhe ritmi mund te ngadalesohet. Eshte koha me e mire per te kerkuar ndihme.

    Përgjigju
  • Tourism: 06/05/2021 18:19

    Kemi Shans te terheqim turiste nga USA dhe Kanadaja Dhe Europa kete vit ! Mbajeni mend do kemi nje buuum në turizem kjo ndihmon në ringritjen e paspandemise dhe na jep drejtimin ekonomik në rajon! Koha per nje publicitet në rajon në media medha si CNN Rai etc etc per Albania 2021 visit free covid ! Suksese operatoreve, uroj te kemi cmime mira dhe sherbim cilesor

    Përgjigju
    • Albanian: 07/05/2021 05:01

      Po e vertete fanar ndricues e shkemb graniti buze Adriatikut ahahahha

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte! Në garë për presidente të PL-së? Unë kandidoj me mendime

Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte! Në garë për presidente të PL-së? Unë kandidoj me mendime