Në shenjë proteste pas dyshimeve për manipulime zgjedhore qindra vetë demonstruan të premten në kryeqytetin serb, Beograd dhe bllokuan një udhëkryq të rëndësishëm të kryeqytetit. Demonstruesit kanë ngritur çadrat në udhëkryqin qe të çon në bllokun qeveritar dhe kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë 24 orë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.
Të shtunën është planifikuar një marsh proteste me pjesëmarrje të figurave të njohura serbe, artistë e intelektualë. Shumica e demonstruesve janë studentë, kërkojnë anulimin e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve dhe zgjedhje të reja.
Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka fituar qartë sipas të dhënave zyrtare zgjedhjet më 17 dhjetor. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë raportuar për një sërë parregullsish në votime. Sipas aleancës më të madhe opozitare, "Serbia kundër dhunës" ndër të tjera janë sjellë me autobusë dhjetëra mijëra banorë nga Republika Srpska për të votuar ilegalisht në Beograd.
Të shtunën përsëriten votimet në 30 qendra zgjedhore. Në protestat e së premtes në mbrëmje në udhëkryqin e Beogradit kanë marrë pjesë krahas studentëve edhe qindra qytetarë të tjera që ishin mbledhur më parë para Komisionit Qendror Zgjedhor, sipas DPA.
Në ditët e kaluara në Beograd ka pasur rregullisht protesta në Beograd me bllokime rrugësh dhe mitingje të tjera. Fundjavën e shkuar demonstruesit hodhën gurë mbi ndërtesën e bashkisë së Beogradit dhe u përpoqën ta mësynin atë. Më shumë se 30 demonstrues u ndalën nga policia./ DW
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedia me 14 të vdekur në Novi Sad, qindra protestues kërkojnë përgjegjësi prej autoriteteve në Beograd
3 Nëntor, 20:32
-
Beograd/ Bëri simbolin e shqiponjës, arrestohet shtetasi zvicerian, shpallet në kërkim shoku i tij
3 Nëntor, 15:17
-
FOTO/ Tifozët e Spartës së Pragës shfaqën Kosovën si Serbi në stadium, sulmuesi i tyre reagon me shqiponjën dykrenore
3 Nëntor, 14:32
-
Serbi/ Nisin hetimet pas shembjes së strehës në Novi Sad që la 14 të vdekur
2 Nëntor, 13:20
-
Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur! Serbia shpall 2 nëntorin ditë zie
2 Nëntor, 09:56
-
Serbi/ Shembet streha në stacionin e trenit në Novi Sad, 14 viktima (VIDEO)
1 Nëntor, 16:21
-
Serbia: Projektligjet për serbët në Kosovë nuk cënojnë zotimet tona në procesin e dialogut
1 Nëntor, 15:12
-
Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën
1 Nëntor, 09:04
-
Ambasadori rus në OKB: Serbia do kërkojë kthimin e 1 mijë ushtarëve të saj në Kosovë, e mbështesim
31 Tetor, 21:33
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor, 17:15
-
Gjykimi i krimeve në Kosovë, SHBA kritikon Serbinë: Ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit
31 Tetor, 15:55
-
SHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë
31 Tetor, 15:50