Valbona Selimllari ka paralajmëruar rikthimin në skenën e spektakleve, kësaj here me një show që organizohet nga Alketa Vejsiu.

Ka qenë pikërisht Alketa e cila ka zbuluar angazhimin e Selimllarit në emisionin “Dance with me”, të cilin do e prezantojë vetë ajo.

Alketa ka postuar një foto-mesazh për fansat e saj në Instagram duke zbuluar se ish-“Miss Shqipëria” do jetë anëtare e jurisë në këtë show të ri.

valbona selimllari

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)