Dhjetëra banorë të Tropojës dhe nga qytete të ndryshme të vendit, artistë si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile protestuan sot kundër ndërtimit të 11 HEC-ve në Luginën e Valbonës. Tubimi i konceptuar si një koncert-protestë u organizua nga dy këngëtaret e njohura të muzikës xhaz, Eda Zari dhe Elina Duni.
Nga Valbona ata i thanë "Jo" HEC-ve, pasi ndërtimi i tyre shkatërron pasuritë e rralla natyrore të kësaj zone.
Në këtë tubim morën pjesë dhjetëra banorë të zonës, përfaqësues të Shoqërisë Civile si qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nuk munguan edhe përfaqësues të politikës në mbrojtje të Valbonës si deputeti Ben Blushi dhe ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi.
Koncerti zgjati rreth dy orë, prej orës 16:00 e der në orën 18:00. Pas Valbonës, një koncert-protestë do të mbahet edhe në Tiranë në 30 Tetor ora 18:00 përballë Piramidës.
Artistët e kanë quajtur këtë aktivitet artistik, si një maratonë artistike.
Arbër Çepani: HEC-et shkatërrojnë Valbonën, t'i ndalim
Në pritje të nisjes së koncertit protestë në Valbonë kundër ndërtimit të HEC-eve që janë planifikuar të ndërtohen me lejen e ish-qeverisë Berisha, aktivisti Arbër Çepani në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se përveç protestave edhe arbitrazhi është një mundësi për të ndalur hidrocentralet që të ndërtohen, pasi po shkatërrojnë Luginën.
“Në orën 14:00-18:00 këngëtarët Eda Zari dhe Elina Duni protestë me këngë për një çështje që u përket të gjithëve.
Sidomos natyra si në rastin e Valbonës nuk ka ngjyra politike, pasi nëse prishet do të jetë tepër vonë nesër.
Ky lum i jashtëzakonshëm për faunën do të kthehet në moçaliste. Edhe banorët e zonës të marrin zemër nga këto iniciativa, që të anulohen HEC-et.
Ne këtu shikojmë ekskavatorë dhe fadroma, që po shkatërrojnë natyrën e Valbonës, duhet të ndalet betonizimi.
Përsa i përket se kush e i ka firmosur, ne besojmë se nuk ka asnjë ndryshim mes atyre që ishin dhe atyre që janë.
Përsa i përket arbitrazhit, më duket justifikim i pavend i qeverisë shqiptare që paska frikë, pasi ka hyrë në arbitrazhe shumë më të parëndësishme se këto.
Arbitrazhi është njëra nga mundësi për të shpëtuar këtë park kombëtar. Nuk ka asnjë vlerë më të madhe sa Valbona dhe të rrënohet për t’u kthyer në beton.
Nesër do të ketë koncert në orën 18:00 te Piramida, kryefjala do të jetë kundër importit të mbetjeve.
Nuk ka pse për kontrata klienteliste të kthehet në një kosh mbeturinash. Janë disa artiste me famë që nuk kanë asnjë interes për të marrë qëndrime politike, janë ambasadore të Shqipërisë në botë.
Shqipëria nuk duhet të kthehet në kosh mbeturinash”, deklaroi Arbër Çepani i Shoqërisë Civile.
Protestat janë hapi i fundit i aksioneve, që nisen në janar 2016, kur u mësua për planet për të ndërtuar 15 HEC-e gjatë vetëm 30 kilometrave në lumin e Valbonës, 9 nga të cilat janë krejtësisht në brendësi të Parkun Kombëtar.
HEC-et janë kundërshtuar dhe nga banorët e zonës që kanë dërguar shumë ankesa tek autoritetet përkatëse. Projekti për HEC-et u miratuan në kohën e qeverisjes së djathtë, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh pak kohë më parë se nuk mund tia aulojë për shkak se qeveria mund të përballet me pasojat e arbitrazhit ndërkombëtar që mund ta fusin kompanitë.
Pak ditë më parë, qeveria vendosi anulimin e HEC-eve në Theth, ndërsa për Valbonën janë lejuar vetëm 2 HEC-e nga 9 që ishin caktuar në brendësi të Luginës së Valbonës.
Vetë kryeministri Edi Rama u shpreh se është shumë e vështirë për qeverinë që t'i anulojë koncesionet, për shkak të pasojave ligjore. Ai fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij, edhe i lindur në grykë të Valbonës, firmosi hatanë, me synim shkatërrimin e krenarisë së Alpeve dhe jo vetëm.
/Shqiptarja.com

VIDEO