Ka shkruar në 59 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë pas miratimit dhe nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut. Në 5 janar 2021, edhe gjyqtari i Apelit i në Gjirokastër Izet Salaj ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Salaj po i nënshtrohej procesit të Vetingut që në muajin mars 2019. Pas dorëheqjes, Komisioni i Vetingut, në 22 shkurt 2021, ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin për 15 vjet nga drejtësia. Në 17 shkurt 2021, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar nga drejtësia edhe Fatbardh Çonikun, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas dorëheqjes së tij.
Në 1 shkurt 2020, Komisioni i Vetingut ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe t’i heqë të drejtën për 15 vjet për t’u bërë pjesë e drejtësisë për prokurorin Henrik Ligori, i cili aktualisht është avokat i doktorit Edvin Prifti, i arrestuar me urdhër të SPAK.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Nga drejtësia ka dhënë dorëheqjen edhe Kostika Çobanaqi, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Pas dorëheqjes, Komisioni i Vetingut, në mes të muajt janar 2021, ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe të përjashtojë gjyqtarin për 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë.
Verifikimi i trefishtë për gjyqtarin e Beratit kishte nisur që në nëntor të vitit 2019. Në 12 nëntor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, organi bazë i Vetingut, i ka dërguar gjyqtarit dosjen me rezultatet e hetimit, ndërsa i ka kaluar atij barrën e provës, për të shpjeguar të kundërtën e rezultateve të hetimit në ngarkim të tij. Ndërkaq, disa gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë, të lakuar ndër vite për vendimet dhe pasuritë e dyshimta, të cilët ia mbathën nga sistemi i drejtësisë duke evituar përballjen me Vetingun, janë bërë në avokatë.
Subjektet e dorëhequra
Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ
Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit
Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda
Arjana Fullani, Gjykata e Lartë
Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë
Mirela Fana, Gjykata e Lartë
Andi Çeliku, Gjykata e Lartë
Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë
Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë
Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese
Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese
Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese
Adriatik Llalla, kryeprokuror
Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit
Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit
Agim Bendo, gjyqtar i Apelit
Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.
Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan
Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë
Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës
Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit
Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës
Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë
Agim Dilka, prokurori në Elbasan
Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit
Fran Prendi, Gjykata Speciale
Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës
Adrian Nezha, prokuror Tiranë
Ermir Beta, prokuror në Berat
Bujar Hoxha, prokuror Tiranë
Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme
Erion Pustina, prokuror i Pogradecit
Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër
Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës
Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda
Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë
Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës
Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës
Rabiana Halili, Prokuroria Durrës
Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit
Amarildo Laçi, Gjykata Administrative
Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës
Njazi Seferi, Prokuror Tiranë
Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës
Ema Gashi, Gjykata e Durrësi
Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit
Merita Xhani, Gjykata Durrës
Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës
Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës
Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë
Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë
Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Kjo Merita Xhani ka marr me mashtrim një pjes prone të ish hotel Vollgës në Durrës. Ska dashur lek në gjygjet që ka bër, por ka mar pronë. I shoqi i saj menaxhonte gjygjet e hallexhinjëve.
PërgjigjuShum let tash futni ne burg cfar provash doni ma
PërgjigjuPo largohen si pleshta qe jane fryre duke pire gjak.
PërgjigjuIkni sa me shpejt o gjykates te plepave ,,se do jua marrin te gjitha pasurite qe keni vene padrejtesisht ,,nuk i shpetoni dot syrit te belgut jakobs...
PërgjigjuShumë të nderuar njerëz të ligjit. Të dorëhiqesh tani është njësoj sikur një vrasës të kërkojë falje dhe pastaj të mos dënohet.
Përgjigju