SHBA - Unë nuk kam ndërmend të mësoj vajzat e reja si të vdesin, këto ishin fjalët e 39-vjeçares Valeria Levitin, e cila vuan nga sëmundja e anoreksisë e gradës 4. Ajo ka vendosur ta bëjë publike historinë e saj të dhimshme, pas letrave të shumta që merr nga adoleshentet që duan të dinë dietën për t’u dobësuar.

Kjo është historia e trishtë e vajzës më të dobët në botë. Valeria bën përgjegjëse nëna e saj, pasi ka qenë ajo që nga frika se mos vajza shëndoshej më shumë i jepte një dietë të reduktuar.

Pasojat e dietës janë këto që shikoni në foto, një grua tmerrësisht e dobët që duket si një skelet që ecën dhe peshon më pak se gjysma e peshës që duhet të kishte në këtë moshë.


Valeria Levitin anoreksi
(Në foto Valeria Levitin, Shikoni fotot e tjera)

Në moshën 16-vjeçare Valeria dhe prindërit u trasferuan në Chikago në një shkollë të re. Në një tentativë të dëshpëruar për t’u përshtatur në shkollë me shokët që e tallnin, mendoi se duke humbur disa kile do ishte më e përlqyer dhe e pranuar në shoqëri. Kështu ajo nisi një dietë drastike, duke eleminuar sheqerin dhe karbohidratet. Gjendja e saj e dëshpëruar u shtua akoma më shumë në moshën 24-vjeçare, kur donte të bëhej modele dhe e refuzuan duke i thënë që ishte e shëndoshë.

Në dhjetë vitet e fundit ajo ka shkuar në rreth 30 specialistë shëndeti por nuk ka mundur dot të vë më kile, madje shprehet e trishtuar që ka q shumë kohë pa ngrënë mirë sa i ka harruar edhe shijen ushqimit.

Por në vend që të ndjejë keqardhje për veten e saj, Valeria thotë që ajo duhet të jetë një shembull për të gjithë vajzat që duan të dobësohen nëpërmjet dietave. Shqetësimi më i madh për 39-vjeçaren me origjinë ruse, por që tani jeton në Monako janë e-mailet e shumta që ajo merr nga vajzat e ndryshme që duan të imitojnë lukun e saj.

“Kam marrë e-mail nga vajza të reja që kërkojnë nga unë që t’i mësoj si të jenë kaq të dobëta. Të gjitha letrat që unë kam marrë janë nga vajza, kryesisht të moshës 20 vjeç, të cilat më shohin mua si një lloj frymëzimi”, shpehet Valeria.

Duke marrë shkak nga kjo ajo ka ndërmarrë hapin e guximshëm për të folur më shumë për gjendjen e saj në një fushatë kundër anoreksisë dhe thotë se ajo refuzon të mësojnë vajzat e reja se si të vdesin.

Valeria mendon të trasferohet në Moskë sepse atje e ndjen veten më rehat dhe do të bëjë realitet ëndrrën e saj të madhe: të bëhet nënë.

“Më pëlqen shumë të krijojë një familje sepse unë ndjej që kam shumë për të dhënë. E di që ideja për të pasur fëmijë nuk do ishte e drejtë për aq kohë sa unë jam sëmurë, nuk do ishte e drejtë në radhë të parë për fëmijën tim. Unë nuk dua t’i dorëzohem anoreksisë. Unë kurrë nuk kam hequr dorë nga asgjë në jetën time dhe nuk do filloj të heq dorë tani”, thotë Valeria.

(eç/shqiptarja.com)