Vangjel Dule merr në mbrojtje Fredi Belerin për masakrën e Peshkëpisë: Represion si Gazidede (VIDEO)

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule përmes një deklarate për mediat ka marrë në mbrojtje Fredi Belerin, i cili është nën hetim për terrorizëm për sulmin e postës shqiptare në kufi me Greqinë në Gjirokastër në vitin 1994. Dule thotë se 'riciklimi i kësaj çështjeje në shërbim të konsumit politik të ditës përmban elemente qe dëshmojnë se ka individë dhe grupime, në politikë dhe, fatkeqësisht edhe në drejtësi qe  synojnë të mbajnë të gjalla stereotipe dhe paragjykime - reminishenca të regjimit totalitar  ndaj anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek, të krijojnë klimë represioni dhe pasigurie në radhët e tyre, të kultivojnë artificialisht frymë kundërvënieje etnike, duke cenuar bashkëjetesën harmonike'.

Dule kishte një mesazh edhe për drejtësinë. "Në mënyrë të veçantë i drejtohemi Drejtësisë qe te mos behet pjese e lojërave politike dhe të jetë institucionalisht më e vëmendshme ndaj gjuhës dhe akteve të urrejtjes etnike të manifestuara nga individë të veçantë deri edhe në grupime politike dhe media, ndaj të cilave deri tani ka demonstruar një tolerancë të papranueshme".     

Fredi Beleri u mor në pyetje pak ditë më parë, ndërsa sipas burimeve të ReportTv pritet të rithirret sërish javën e ardhshme për të dëshmuar në lidhje me përfshirjen e tij në këtë masakër. Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi dosjen e masakrës së Peshkëpisë duke marrë në pyetje Fredi Belerin, i cili ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste greke në 10 prill 1994 në Gjirokastër. Bejleri është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t'u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. 

DEKLARATA E PLOTE
Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret dhjetëra pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime për veprën penale të parashikuar nga Neni 50 (vepra terroriste kundër përfaqësuesve të shtetit dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqërore) dhe neni  13 i Kodit Penal (Ligji 5591 dt. 15.06.1977, ndryshuar me Ligjin nr. 6300 dt. 27,03.1981), lidhur me procedimin penal me nr. 26 të vitit 2019.

                Përmbajtja, forma si edhe metodat e përdorura na sjellin të gjithëve ndërmend Dosjen famëkeqe ”Lotus” të frymëzimit Gazidede të vitit 1994, pogromin hetimor të qindra pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek dhe Gjyqin-farsë  ndaj pesë liderëve të OMONOIAS.

                Pavarësisht faktit se sajesa haluçinante “Lotus” ra në Parlament, në Gjykatë, në opinionin vendas dhe ndërkombëtar, askush nuk mund të neglizhojë traumat qe ajo la në radhët e Minoritetit Etnik Grek, në imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe, natyrisht, në marrëdhëniet me partnerët perëndimorë. Nuk duhet harruar se u desh edhe përfshirja e Shtëpisë së Bardhë me të dërguar të posaçëm për zbardhjen e së vërtetës dhe normalizimin e situatës.

                Riciklimi i kësaj çështjeje në shërbim të konsumit politik të ditës përmban elemente qe dëshmojnë se ka individë dhe grupime, në politikë dhe, fatkeqësisht edhe në drejtësi qe

synojnë të mbajnë të gjalla stereotipe dhe paragjykime - reminishenca të regjimit totalitar  ndaj anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek, të krijojnë klimë represioni dhe pasigurie në radhët e tyre, të kultivojnë artificialisht frymë kundërvënieje etnike, duke cenuar bashkëjetesën harmonike.

                Apeli ynë është në krahë krejt të kundërt: të ridimensionohen politikat e garantimit të respektimit të të drejtave të Minoritetit Etnik Grek, qeveria të plotësojë kuadrin ligjor implementues për të cilin është angazhuar në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, por qe pa asnjë arsye po e vonon prej më shumë se një viti, rritjen e përpjekjeve sistematike për krijimin e një opinioni publik evropian në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve.

                Në mënyrë të veçantë i drejtohemi Drejtësisë qe te mos behet pjese e lojërave politike dhe të jetë institucionalisht më e vëmendshme ndaj gjuhës dhe akteve të urrejtjes etnike të manifestuara nga individë të veçantë deri edhe në grupime politike dhe media, ndaj të cilave deri tani ka demonstruar një tolerancë të papranueshme.         

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haka Tekizoti: 24/05/2019 19:04

    Dulja është i përfshirë në partinië neonaziste greke "Agimi i artë", ose i në shërbim të saj, edhe Fredi Bejleri po ashtu, edhe terrori që po hetohet është vepër e asaj partie. Deklarata e Dules s'do koment.

    Përgjigju
  • CaBone: 24/05/2019 17:40

    Ti Z Dule je per te halalkatur fisine reacen i dashur.

    Përgjigju
  • Ilir: 24/05/2019 14:55

    Cfare eshte ky idiotllek? O Dule ti je politikan dhe nuk duhet te fusesh hundet ne punet e drejtesise. Komenti qe po perdoret drejtesia nga politika nuk mund te perdoret si alibi per te mbrojtur krimet e cdo lloji e sidomos sulmin ndaj Atdheut. Erdhi dita me ne fund qe te paguajne mercenaret si puna jote dhe e atij qe perpiqesh te mbrosh ti...!

    Përgjigju
  • Kalsiandër: 24/05/2019 14:48

    Ua, po ky more!!! Jo mor jo, lër drejtësin të bëj punën. N.q.s. Zotëria është i pafajshëm le ta provoj. Fakti që ju dilni me deklarat politike do të thot që ose edhe ju jeni i implikuar ose thjesht mbron një të keqe për interesat e tuaja të ngushta personale qoft këto edhe të ndonjë aventure si ajo tashmë e njohur megalo idea që ju thjesht luçinioni në kokën tuaj. Si ka mundësi që hyn politika këtu në mbrojtje të një të akuzuari për një krim kaq makabër kundra shoqëris edhe shtetit.

    Përgjigju
  • minoritari: 24/05/2019 13:30

    Jo jo mo Grek i ndyre jeni ju dhe fashistet e PDNJse qe po i dilni per zot ketj krimineli,sikur ka qene Gazidede frymezuesi per masakren po ti pse bon koalicion me kriminela se ju jeni vete kriminela.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës