Vangjel Tavo nga Himara përshëndet Berishën nga ekrani i Report Tv: Në zgjedhjet e 2025 humbja do jetë më e madhe! Pres përgjigje nga Gjikuria, pozicioni i nënkryetarit është i hapur

Asnjë ditë pushim, as festë por punë! Siç kishte premtuar. Kandidati fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit, në bashkinë e Himarës, socialisti Vangjel Tavo çdo ditë ndodhet në zyrën e tij elektorale për të pritur banorët, dëgjuar problematikat e tyre të cilat premton se do i zgjidhë sapo të hyjë në zyrën e bashkisë.

“Kam filluar punën. Defakto kam marrë detyrën, dejuro presim vendimarrjen e KAS, KQZ. Po pres. Jam në zyrën time elektorale deri në momentin që do të futem në zyrën e bashkisë” thotë Vangjel Tavo në një intervistë me skype me Report Tv.

9 ditë nga fitorja e thellë, kryetari i zgjedhur ende nuk është betuar. Shkak për zvarritjen e futjes në zyrën e kryebashkiakut me disa ditë është bërë ankimimi i opozitës në KQZ për parregullsi në zgjedhje.

Megjithatë kundërshtarët politikë i ka lënë pas.

 “Nuk jam marrë as në fushatë dhe as pas fushatës me ta. Ata gjatë fushtatës e kishin kuptuar humbjen e thellë që do të pësonin dhe nisën me deklaratat e tyre për ti paraprirë disfatës elektorale. As jam marrë dhe as nuk do të merrem ndonjëherë me rivalët e mi. Përkundrazi i kam ftuar të bëhen pjesë e projektit tonë për Himarën e himariotët'

Ftesa për Gjikurinë
Është ende e hapur ftesa për rivalin, Petro Gjikuria, - kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” përballë të cilit fitoi në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit

“Po pres përgjigje edhe nga ish rivali, zoti Gjikuria. Që nuk e di nëse vijon të jetë këtu apo në Amerikë. Nëse është këtu po pres përgjigje, pozicioni i nënkryetarit është i hapur për zotin Gjikuria”

Ka lënë pas edhe debatin më të madh që përfshiu zgjedhjet e Himarës që ishte mos-lejimi i votuesve me ID të skaduara që të votojnë. Tavo thotë se ishin si votues të opozitës, edhe votuesit e tij që u prekën.

“Do të trajtohet nga KAS. Ata thonë se ishin 300 emra në listë. Më denoncuan dhe mua që s’paskam të drejtë të lëvizë. Po unë s’paskam të drejtë të lëviz?

Po ua fal dhe këto vota? Ia dalin dot? Ata i përdorin si argumente thjesht për ti mbushur mendjen se në Himarë është bërë manipulim për të justifikuar disfatën më të madhe që kanë pësuar në Himarë. Dhe nëse vijojnë kështu distafa do të jetë edhe më e madhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mes personave që ishin me kartë të skaduar identiteti ishin dhe zgjedhësit e mi. Edhe atyre u thashë më vjen keq ligji është i barabartë për të gjithë.

Përshëndetet Berishën nga ekrani i Report Tv
Ndërsa Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet i burgosur në shtëpinë e tij në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tiranë i çon një mesazh nga Himara.

“ Nëse do të flasim me ishat për ishin dhe gjëndjen ish rezultati është shumë më ndryshe. Dikur i quanin shuplaka sot janë vota. 1477 vota. Ta mendojnë mirë, ta fiksojnë dhe ta kujtojnë për vite me radhë sepse në vitet e tjera do të jetë edhe më i thellë. E përshëndes Berishën nga ekrani juaj i Report Tv’

Ish kryeministri Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ prej 30 dhjetorit 2023 për akuzën e korrupsionit për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Po Meta?
Ndërsa me Metën, që ka shmangur komentin për të zgjedhurin e himariotëve thotë se i ka shkëputur marrëdhëniet politike që në 2021.

“Kam kohë që nuk kam konumikuar” thotë ai për Report Tv ndërsa saktëson

“ Nuk kam qenë asnjë ditë në Partinë e Lirisë. Kam qenë me LSI deri në zgjedhjet e 2021. Zoti Meta ka qenë kryetari im kur kam qenë në LSI. Marrëdhëniet politike i kam ndarë me ato miqësore. Për marrëdhënie miqësore jam i hapur për ti mbajtur’

Prioritetet
Prioritetet janë turizmi. Mbetjet mbeten një nga sfidat me të cilat është një punë intensive. Problem që kërkon zgjidhje mbetet dhe furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë.
Premton se deri në fund të tetorit të regjistrojë shtëpitë e vjetra dhe më pas të vijojë regjistrimi i tokave bujqësore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 13/08/2024 23:58

    Nenkryetar i bashkise se Himares duhet te zgjidhet nje shqiptar lab, dy minoritare greke ne krye te saj do t'ia dhurojne shovinisteve greke.

    Përgjigju
  • Mali: 13/08/2024 15:47

    Ne kuader te operacionit te "asgjesimit" te bandes korruptivo-kriminale te Ilir Metes (LSI ose PL), kumbari i organizates korruptivo-kriminale Edi Rama, pasi rekrutoi kundrejt shperblimit gjithe enturazhin kleptokrat nga Koka tek Naco, dhe pasi nuk i eci tamam shtetkapja e pare e Himares, vendosi te bleje edhe Taven e dores se dyte te skalionit te Metes dhe permes shtetkapjes se dyte, kuptohet edhe me keshillen e dushkarit Gjinushi, me ne fund, si daiu, e vuri zap Himaren ne duart e tij te ndyresise. Njesoj, kane nisur publikisht te rekrutojne Gjikurine a thua se me blerje kriminale zgjidhet gjithshka. Nr nje vend normal nje prokuror normal do te kishte arrestuar menjehere zagare dhe dushkare te tille. Por jo ne Shqiperine tone te Tiranes ku sundon mafia.

    Përgjigju
  • Tirane: 13/08/2024 13:22

    Sdi pse u grine per himaren. Ta marrin greket e PD apo Greket e PS. Ne fund te fundit Greqia doli e fituar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?