Vangjeli: Në 30 qershor humbën të gjithë, por opozita fitoi vetëm çelësat e Bulevardit

Vangjeli: Në 30 qershor humbën të gjithë, por opozita fitoi vetëm çelësat e Bulevardit

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Një batutë të jashtëzakonshme vërtitej plot nuanca në Tiranën e viteve 80-të. “Sot i kam pasur unë çelësat për të hapur e mbyllur Bulevardin!”

 Kjo shprehje i referohej një prej mundësive të vetme për t’i dhënë pak ngjyra të gëzueshme grisë monotone të kryeqytetit komunist; me një shëtitje në këmbë, pothuaj një kilometër e gjysëm vajtje-ardhje, nga lulishtja mbas shpinës së Skenderbeut mbi kalë dhe deri tek korpusi i universitetit. Për ironi të fatit, 30 qershori e rikthen sërish këtë batutë në kryeqytetin shqiptar, kësaj here, 30 vjet më pas, plot kaos , por edhe mjaft interesant si çdo gjë që nuk shpjegohet me logjikë të thjeshtë.

Nuk ishte e vështirë të parashikohej se që mbrëmjen e 30 qershorit palët do të silleshin me të njëjtin fjalor ndaj të njëjtit fenomen, por me arsyetim të ndryshëm.

Fitore do të brohorisnin të majtët, fitore do të duartrokisnin edhe të djathtët për takimin më të çuditshëm të qytetarit me votën, që të dy së bashku, edhe e majta, edhe e djathta, kishin planifikuar të afronin për Shqipërinë. Duke përcjellë edhe njëherë, si përherë aksiomën tronditëse dhe të verifikuar gjithmonë, se ndryshe nga gjithë Perëndimi, në të cilin, krizat e mundshme zgjidhen me zgjedhje, në Shqipëri, zgjedhjet prodhojnë gjithmonë kriza.

Në fakt, në një farë kuptimi, në 30 qershor humbën të gjithë.

Humbi Edi Rama që fitoi 60 bashki. Humbi sepse nuk mundi të ketë kundërshtar përballë në garë. Me faj apo pa faj për këtë mungesë tronditëse të opozitës në apelin e kutive të votimit, kryeministri mori çfarë kishte ëndërruar gjithmonë, por pwrfundimi wshtw si te marwsh një kurë të gabuar për një sëmundje tjetër për tjetër. Lista e bashkive të majta nuk do t’i hyjë kurrë në punë kryeministrit, përveçse e bën më të fortë në një negociatë të mundshme në të nesërme.

Humbi Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Dy drejtuesit e opozitës që trazuan kënetën politike të Tiranës prej disa muajsh, nuk arritën të shmangin sjelljen prej lavjerësi ndërmjet fjalës dhe veprimit, mes premtimit dhe realitetit, mes parashikimit dhe vetë ngjarjes. Me vullnetin e tyre apo të detyruar nga rrethanat, sot ata të dy nuk kanë ligjërisht asnjë drejtues lokal, asnjë këshilltar bashkiak dhe asnjë gisht ndikimi , qoftw edhe indirekt në marëdhënien direkte të shtetit dhe qytetarit të tij.

Humbi presidenti i Republikës. Ilir Meta, i cili nw fotografinë e vetë Edi Ramës, vetëm një vit më parë, ishte presidenti më i mirë që kishte parë ndonjëherë vendi. Tre dekretet e njëpasnjëshëm të tij për të njëjtin takim kushtetues të votuesit me votën dhe dalja nga zyra për t’u pjesmarw në protestën e opozitës në Bulevard, e bënë atë palë në një betejë që është më e vjetër sesa vetë pluralizmi në Shqipëri: vështirë të gjenden dy shqiptarë që të mendojnë njëlloj pwr tw njwjtwn gjw! Me të drejtë apo të drejtë, Ilir Meta nuk mundi të mbushë sado pak distancën mes palëve në Tiranë, por përkundrazi, e bëri atë më të thellë.

Në mënyrë paradoksale, në votimet dhe jo në zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin në thelb monopartiake, fitoi vetëm demokracia. Triumfoi vetëm sistemi, i cili u dha të gjitha palëve një leksion të jashtëzakonshëm:

se çdo ndryshim pushteti bëhet vetëm me votë,

se zgjedhjet më të këqia janë ato që nuk bëhen fare,

se periodiciteti katër vjeçar i çdo pushteti është një tabu e padiskutuar,

Se çdo mjet tjetër i përdorur për të ndryshuar pushtetin, ndryshon në fakt, thelbin e vetë sistemit,

Mbas 30 qershorit, fotografia e Shqipërisë është e ndryshme nga më parë. Njerëzit e Edi Ramës që brohorasin fitore, do të hyjnë në zyra. Kurse njerëzit e opozitës që i nxjerr ligji jashtë nga zyrat e pushtetit lokal, do të marin vetëm çelësat e Bulevardit. Dhe ndoshta në Bulevard, pak nga pak, të gjithë dhe gjithkush, edhe ata që mendonin se duke luajtur në studio televizive video game me luftë, mund të bëheshin Rambot e demokracisë në rrugë, do të kuptojnë një të vërtetë të thjeshtë: Në këtë skaj Ballkani me kokë në male e këmbë në det, marrëzia është gjithmonë shtatzanë. Kësaj here ajo la malin me barrë, por polli sërish groteskun shqiptar të zgjedhjeve, betejës ku të gjithë humbësit brohoritën për fitore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot